Lajme

Nuk i rregullojnë kanalizimin, Vushtrriasi mbyll dyert e Komunës

Autori: Gazeta inFokus 11:49 | 28 September 2018

Një qytetar i Vushtrrisë ka mbyllur dje dyert e oborrit të Komunës së Vushtrri në shenjë pakënaqësie me shërbimin e Komunës.

Besim Muzaqi, nënkryetar i Komunës së Vushtrrisë tha për KALLXO.com se qytetari i cili ka mbyllur derën ka problem me kanalizimin nga e kaluara.

“Është një rast i një qytetari që ka një problem me kanalizim nga e kaluara. Qeverisja e tanishme ka qenë duke shqyrtuar mundësitë e zgjedhjes së kësaj problematike të trashëguar”, tha Muzaqi për KALLXO.com.

-Advertisement-

Muzaqi shtoi se sipas informatave që ka, shkaku i problemeve që ky qytetar ka bërë në të kaluarën në Komunë e Vushtrrisë, qeverisja e kaluar është detyruar të paguaj mjete të mëdha Policisë së Kosovës për të bërë sigurimin e objektit komunal.

“I njëjti person e ka pasur të ndaluar të hyjë pa përcjelljen e policisë në Komunën e Vushtrrisë, për shkak të problemeve që ka shkaktuar në të kaluarën”, tha Muzaqi për KALLXO.com.

KALLXO.com ka kontaktuar edhe me zëdhënësin e policisë në rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti i cili tha se i dyshuari është identifikuar nga policia.

“I dyshuari për këtë rast është identifikuar nga policia dhe pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, tha Zahiti për KALLXO.com.

Ai shtoi se si motiv fillestar për rastin është pakënaqësia me shërbimet e Komunës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera