Dhuna në familje , mblidhet Prokuroria e Prizrenit
Autori: Gazeta inFokus
12:14 | 27 Shtator 2018
Për rastet e dhunës në familje, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Admir Shala të enjten ka organizuar takim me personat që merren me trajtimin e rasteve të tilla brenda prokurorisë.
Në takim morën pjesë prokurorë përgjegjës për rastet e dhunës në familje, përfaqësues nga Policia e Kosovës për rajonin e Prizrenit, gjykatës, mbrojtës të viktimave, përfaqësues nga Qendra për Punë Sociale, Strehimorja, Zyra për Ndihmë Juridike Falas, si dhe zyrtarë nga Shërbimi Sprovues, shkruan gazeta inFokus.
Kryeprokurori Shala kërkoi bashkëpunim mes institucioneve kompetente në mënyrë që të ndërmerren masat e nevojshme që trajtimi i rasteve të tilla të bëhet me prioritet dhe të reagohet me urgjencë.
Gjatë këtij takimi edhe koordinatorja për dhunë në familje nga Prokuroria Themelore në Prizren, Mehreme Hoxha prezantoi një kopje të vlerësimit të rrezikut si dhe të urdhrit për mbrojtje emergjente, me rekomandimin që në të ardhmen së bashku me kallëzimin penal, të plotësohet nga viktima edhe formulari për vlerësimin e rrezikut.
Pjesëmarrësit vlerësuan se takime të tilla duhet të mbahen më shpesh në mënyrë që të shtohen mekanizmat e mbrojtjes ndaj dhunës në familje./inFokus

T� tjera
-
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Arlinda Zekajn
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, që po mbahet për rastin e vrasjes mizore...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Fjalët e saj sot tingëllojnë si paralajmërim tragjik që nuk arritëm ta parandalonim
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur për vrasjen e Arli...
-
Macron paralajmëron: E shtuna e ardhshme mbetet “ditë me rrezik të lartë” nga protestat
Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi të hënën se e shtuna e ardhsh...
-
Gjyqtari e lejoi dhunuesin të jetojë në një shtëpi me viktimën, ia ndaloi t’i afrohej në distancë dy metrash në shtëpinë ku jetonin
Migjen Kastrati, gjyqtar i Gjykatës Themelore në Pejë, kishte marrë një vendi...
-
Prokuroria në Pejë: Janë iniciuar hetime ndaj zyrtarëve të përmendur në parashtresën e Arlinda Zekajt
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, bën të ditur se, j...
-
Presidentja ua përcjell kryeparlamentares dhe deputetëve vendimin për kthimin e Ligjit të Speciales në Kuvend
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ia ka kthyer Kuvendit për rishqy...
-
Njeriu i tij rrëfen momentin kur Vuçiq mori vesh se kishte humbur zgjedhjet në Serbi
Presidenti i Partisë Progresive Serbe, Milosh Vuçeviq, ka komentuar humbjen z...
-
“Jepni dorëheqje”, Çitaku: Si Arlinda, edhe unë uroj që të mos mund të flini më natën!
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar për së ...
-
Thellohet rasti i vràsjes së Arlinda Zekajt: Gjykata e Pejës thotë se tek sot pranuan aktakuzën e Prokurorisë ndaj ish-bashkëshortit të saj
Gjykata Themelore në Pejë ka njoftuar se këtë të hënë (26 tetor), e ka pranua...
-
Hoti dhe 14 deputetë opozitarë i kërkojnë Presidentes të mos e dekretojë Bashkim Nurbojën në Bordin e BQK-së
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka bërë të di...
-
Rasti në Pejë, Sadiku kërkon dorëheqjen e Sveçlës
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, i ka kërkuar dorëheqjen ministrit të Punëve ...
-
Rashiq: Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe duhet të largohet nga politika
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, e ka mirëpritur fitoren e Li...






























