Lajme

Treni godet veturën në Drenas, një person i lënduar

Autori: Gazeta inFokus 15:17 | 23 Shtator 2018

Rreth orës 14, në fshatin Qikatovë të Drenasit ka ndodhur një aksident trafiku, ku treni ka goditur një veturë.

Si pasojë e këtij aksidenti, lëndime trupore ka pësuar shoferi i veturës, i cili është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Rastin e ka konfirmuar Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.“Sot rreth orës 14:00 ka ndodhur një aksident në fshatin Qikatovë.

-Advertisement-

Një tren ka goditur një veturë dhe si pasojë e kësaj ka pësuar lëndime shoferi i veturës i cili është dërguar për trajtim në QKUK”, ka thënë Ahmeti për express.

Policia e Kosovës vazhdimisht po bën apel për kujdes gjatë pjesëmarrjes në trafik, pasi si pasojë e pakujdesisë kanë ndodhur shumë aksidente ku kanë humbur jetën qytetarët e Kosovës.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy