Lajme

Ekskluzive | Lista e 35 mijë personave që paguhen nga shteti për luftën e UÇK-së (Dokument)

Autori: Gazeta inFokus 13:30 | 17 September 2018

Mbi 35 mijë veta paguhet çdo muaj nga buxheti i shtetit në emër të kontributit në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Por, jo të gjithë janë veteranë.

Gazeta inFokus, posedon listën e përfituesve nga skemat e pensioneve të luftës, në të cilën figurojnë edhe emra e atyre që në atë kohë ishin një vjeçar.

Megjithatë, katër persona të lindur në vitin 1997, e pesë të tjerë në 1996 bashkë me qindra të tjerë që në kohën e luftës ishin të mitur, nuk janë veteranë të luftës, por figurojnë si përfitues të pensioneve të familjarëve të dëshmorëve.

-Advertisement-

Këtë të drejtë ua njeh ligji për Statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të ushtrisë çlirimtare të Kosovës, viktimave civile dhe familjeve të tyre.

Gazeta in Fokus, sjellë të plotë listën e 35,351 përfituesve nga skemat e pensioneve të luftës, duke fshirë numrin personal të secilit individ, me qëllim të ruajtjes së privatësisë.

Kjo listë është e fillim vitit 2018 dhe nga atëherë deri tani asaj ju kanë shtuar edhe mbi 4 mijë përfitues./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera