Krerët e arsimit duan që vetëdijën për ambient të pastër ta bëjnë pjesë të kulturës te brezat e rinj
Autori: Gazeta inFokus
12:58 | 15 Shtator 2018
Në kuadër të aksionit “Ta pastrojmë Kosovën”, ministri i Arsimit Shyqiri Bytyqi, së bashku me drejtorin e arsimit të komunës së Prishtinës, Jonuz Salihaj, ka vizituar shkollën fillore “Faik Konica”, në Prishtinë.
Ministri Bytyqi ka thënë se kjo ditë është e rëndësishme për ambientin e Kosovës dhe tregoi se MAShT ka marrë vendim që gjatë tre muajve sa do të zgjasë ky aksion, t’i angazhojnë shkollat për mirëmbajtjen e ambientit të tyre.
Ai po ashtu tha se po kërkojnë nga mësimdhënësit që të mbajnë orë shtesë për rëndësinë e ambientit.
“Përveç që sot është marrë ky aksion i përgjithshëm nëpër shkolla ne do të kërkojmë, do të jemi në kontakt edhe me DKA-të, që gjatë kësaj periudhe tre mujore përveç mbajtjes së pastërt të ambientit nëpër shkolla, mësimdhënësit të kenë diskutime dhe orë më shumë për ruajtjen e ambientit, pastërtinë, rëndësinë e ambientit të pastër, në mënyrë që të ngritet një vetëdijesim te të rinjtë tanë”, ka thënë Bytyqi.
Ndërsa drejtori i arsimit në komunën e Prishtinës, Jonuz Salihaj, tregoi se gjatë vizitës e kanë gjetur shkollën të pastër dhe tha se për ta është e rëndësishme që pastrimin e ambientit ta bëjnë pjesë të kulturës dhe shprehive të të rinjve.
“Po ajo çka është me rëndësi për neve, meqë edhe ministri është këtu, që ta bëjmë si kulturë të sjelljes së fëmijëve qoftë me programe të posaçme qoftë si pjesë e kurrikulave shkollore, në mënyrë që me të vërtetë ta kultivojmë një ambient që i ka hije Kosovës sepse jemi vend që po e presim anëtarësimin në BE dhe liberalizmin e vizave”, ka thënë Salihaj.
Kurse drejtoresha e kësaj shkolle, Gjyle Bala, tha se ky aktivitet i sotëm ishte jashtë kurrikular për t’i vetëdijesuar të rinjtë për rëndësinë e ambientit. Ajo ka treguar se në këtë shkollë dy herë në vit organizojnë aksione për pastrimin e shkollës dhe ka thënë se po shpreson që kjo praktikë të shpeshtohet.
“Ishte një aktivitet i këndshëm sot me fëmijët, me nxënësit në përgjithësi, një aktivitet jashtë kurrikular do të thoja. Thjesht, një ambient i shëndoshë – mendja e shëndoshë, dhe ngritja e vetëdijes te nxënësit. Shpresojmë që ta ruajmë këtë dhe ta praktikojmë edhe më shpesh, ngase edhe në planet tona të punës praktikojmë që dy herë në vit të pastrohet ambienti shkollor”, ka thënë Bala.
Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Pastrimit të Ambientit, ministri Bytyqi me zyrtarët e MAShT, e kanë nisur aksionin “Ta pastrojmë Kosovën” në ambientet e kësaj ministrie, dhe më pas kanë vazhduar te shkolla “Faik Konica”.

T� tjera
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
































