Një person dëmton të gjitha varret në Llapashticë
Autori: Gazeta inFokus
17:59 | 14 Shtator 2018
Banorët e Llapashticës së Poshtme sot janë tmerruar nga ajo çka kanë parë te varrezat e fshatit.
Të gjithë gurët e varreve janë thyer nga një person, i cili është arrestuar nga Policia.
Mësohet se bëhet fjalë për një 26 vjeçar por që ka probleme mendore.
Rasti ka ndodh sot në mesditë ndërsa banorët kanë dal në vendin e ngjarjes menjëherë posa janë njoftuar se dikush i ka dëmtuar varret e të afërmeve të tyre.
Sipas banorëve por edhe Policisë ky person ka dëmtuar gurët e 82 varrezave, por që nuk besojnë se një njeri normal e ka kryer këtë vepër të shëmtuar.
Isa Hyseni nga ky fshat tha për KosovaPress se personi që e ka kryer këtë vepër nuk mund të jetë normal por vetëm se ndonjë i sëmurë psikik.
“Rastësisht dëgjova prej bashkëfshatarëve për rastin që ka ndodhur. Po shihet nuk kam ndonjë koment veç po mendoj që një njeri normal nuk e bën këtë. Sigurisht është i sëmurë psiqik. Po t’ish për inati të dikuj kish ndodh që ose i kish rrëzu të një personi ose të një mahalle.Këtu veq është në pyetje për ndonjë të sëmurë psikik. Është punë e gjykatave le të vazhdojnë. Punë e mirë jo hiq, mu marr me varre me të vdekur…I kemi telashet, 1001 telashe na kanë kaplu mu merr tash edhe me këto punë. Turp i madh”, tha Hyseni.
Edhe Fahredin Murati thotë se ka dal tek varret posa ka dëgjuar për këtë veprim. Ai thotë se kjo është një vdekje e dytë për ta pasi që janë dëmtuar shumë varret e të afërmeve të tyre.
Sot përmes një bashkëfshatari jam njoftuar se janë demoluar varrezat. Kur erdhëm i pamë në këtë gjendje çkado që të them heshtja flet më shumë se çdo fjalë se me të vërtetë është një vdekje për së dyti të të afërmeve tanë. Kushdo që e ka bërë këtë ai më së pakti mund të quhet njeri”, tha Murati duke kërkuar nga organet e drejtësisë që rasti të zbardhet sa më shpejt.
E i tronditur shprehet Ilmi Latifi. Ky banor tregon se janë dëmtuar 82 varre ndërsa ka kuptuar se dikush është arrestuar nga Policia.
“Çka ka ndodh këtu 82 gurë një njeri me mend se bën. .Kjo qa ka ndodhë na ka trondit. Me sa jemi informuar personi është arrestuar”, tha Latifi.
Për këtë rast Policia ka arrestuar një 26 vjeçar, i cili është nga ky fshat por që sipas zëdhënëses së Policisë në Podujevë, Antigona Çitaku mësohet se i njëjti ka probleme mendore.
“Sot rreth orës 12:00 në Llapashticë të Poshtme janë raportuar se janë dëmtuar gurë të varreve. Bëhet fjalë për dëmtimin e 81 varreve. I dyshuari është identifikuar dhe është arrestuar. Bëhet fjalë për një mashkull 26 vjeçar. Dyshohet se ka të meta mendore dhe se rasti po trajtohet nga Policia”, tha Çitaku për KosovaPress.

T� tjera
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...



































