Lajme

Pjesën më të madhe të buxhetit Kosova e shpenzon në paga e pensione

Autori: Gazeta inFokus 17:05 | 13 September 2018

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar llogaritë qeveritare të Kosovës në të cilën është paraqitur pasqyra e të hyrave dhe shpenzimeve qeveritare brenda tremujorit të dytë të këtij viti, ku thuhet se shuma e përgjithshme e të hyrave të Qeverisë ishte 461 milionë euro.

Sipas ASK-së, pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte, të cilat paraqesin 73 % të totalit të të hyrave, ndërsa pjesa e mbetur e të hyrave është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave.

“Në TM2 2018, totali i përgjithshëm i shpenzimeve të Qeverisë ishte 441.8 milionë euro. Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë kompensimi i punëtorëve (34%), kontributet sociale dhe përfitimet (26%), formimi i kapitalit bruto (22%), dhe konsumi i ndërmjetëm 11%”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Ndërsa, pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në struktura të tjera të shpenzimeve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera