Lajme

Prokuroria e Gjakovës fillon hetimet për listat e veteranëve

Autori: Gazeta inFokus 14:15 | 13 September 2018

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Ali Selimaj, ka mbajtur takim me prokurorët e kësaj prokurori ku ka caktuar dy prokurorë të cilët do të merren me trajtimin e listave të veteranëve të luftës, të cilat po dyshohen për manipulime.

Kryeprokurori Selimaj, ka kërkuar nga prokurorët e caktuar intensifikimin e veprimeve hetimore për rastin e mashtrimeve me listat e veteranëve të luftës.

“Po ashtu, Prokuroria e Gjakovës në koordinim të plotë me njësinë e krimeve ekonomike dhe korrupsion në Gjakovë, ka filluar hetimet paraprake për identifikimin dhe verifikimin e 191 personave të dyshuar si veteranë dhe akterët e tjerë të përfshirë në procesin e rekrutimit, të cilët dyshohen se kanë kryer veprat penale ‘falsifikim i dokumentit’, ‘mashtrim dhe legalizimi i përmbajtjes së pavërtetë’”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera