Lajme

Nga Zyra e Thaçit, Lugina i kërkon rezolutë Kuvendit

Autori: Gazeta inFokus 08:03 | 11 September 2018

Përfaqësuesit e Luginës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit kanë zbarkuar sërish në Prishtinë, duke i propozuar Kuvendit miratimin e një rezolute, nëpërmjet së cilës do të mbështetej kërkesa e tyre për bashkim me Kosovën, shkruan sot Koha Ditore.

Kërkesën e kanë shpallur nga Zyra e presidentit Hashim Thaçi, roli i të cilit është duke u kontestuar nga opozita dhe një pjesë e partive në pushtet, për shkak të nismës që t’i korrigjojë kufijtë me Serbinë. Kjo ka bërë që organi më i lartë përfaqësues të dështojë në miratimin e një Platforme për fazën finale të dialogut me Serbinë, ku Thaçit dhe ekipit të tij do t’i vendoseshin vijat e kuqe. Në seancat e fundit, Kuvendi ka demonstruar krizë në vendimmarrje dhe asnjëri kamp politik nuk ka mundur të sigurojë votat e mjaftueshme për t’i shtyrë përpara iniciativat parlamentare rreth dialogut me Serbinë.

Përfaqësuesit e Luginës vazhdimisht kanë kërkuar reciprocitet me veriun e Kosovës, por në shtatë vjetët e dialogut, që kryesisht është udhëhequr nga Thaçi, kërkesat e tyre nuk janë shqyrtuar asnjëherë prej tij.

-Advertisement-

Të hënën, kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka lexuar kërkesën e nënshkruar nga përfaqësuesit politikë të Luginës, nëpërmjet së cilës kërkohet miratimi në një periudhë sa më të shkurtër kohore i një rezolute në Kuvendin e Kosovës, përmes së cilës do ta përkrahin vullnetin e tyre politik të shpallur me një rezolutë të 1 dhe 2 marsit të vitit 1992, për bashkim me Kosovën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera