Filmi maqedonas e paraqet UÇK-në si ushtri fetare, OVL e UÇK-së thotë se filmi nuk do të kalojë pa pasoja
Autori: Gazeta inFokus 19:46 | 06 September 2018
Një film Maqedonas po e paraqet UÇK-në si ushtri fetare dhe nxitëse të urrejtjes ndëretnike.
Pamjet e mëposhtme ku shihen pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duke bërë krime janë të shkëputura nga sekuencat e filmit maqedonas “Mocking of Christ”.
Në këtë film Ushtria Çlirimtare e Kosovës, paraqitet si ushtri që nxit konflikte fetare dhe ushtron terror ndaj civilëve.
Ky film përpos që e deformon historinë e luftës së UÇK-së, po ashtu nxit urrejtje ndëretnike.
E për këtë ka reaguar edhe Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së.
Kryetari i saj, Hysni Guxati thotë se ky film mund të ndikoj, të krijohet një imazh negativ për luftën e pastër të UÇK-së.
“Kemi dëgjuar për atë film që e ka bërë shteti maqedon. Për ne është e papranueshme dhe e dënueshme për atë që s’ka të bëj fare me luftën e UÇK-së, të gjitha janë montime të tyre”, shprehet për RTV Dukagjinin, Hysni Guxati.
Guxati shton se ky film do të ndikoj edhe në raportet e shqiptarëve dhe maqedonasve të cilët jetojnë së bashku.
“Duhet të reagojnë të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës që të mos njolloset Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Nuk është e vërtet se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë krime, gjenocid apo ka pasur lidhje me fenë. Ne as që kemi pasur lidhje me fenë”, ta ndër të tjera Hysni Guxati, përcjell Telegrafi.
Regjisori, Ismet Sijarina, tha se filma të tillë fabrikojnë propaganda, dhe nuk kanë sukses.
“Konsideroj se veprat e tilla “artistike”, të cilat fabrikojnë propagandë nuk kanë ndonjë sukses po aq sa nuk do të ketë as ky film”, deklaroi Ismet Sijarina.
Filmi që devijon të vërtetën historike është financuar nga Agjencia e Filmit të Maqedonisë me 300 mijë Euro.
Të tjera
-
Pesë zyrtarë bullgarë përfshirë presidentin vizituan Kosovën gjatë mandatit të Gudjev
Gjatë katër viteve të fundit në Kosovë, janë realizuar pesë vizita të zyrtarë...
-
42 aksidente trafiku, u regjistruan dje
42 aksidente trafiku, janë evidentuar të enjten. 10 nga to janë me të lënd...
-
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shumë kohë
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka mbajtur tryezë diskutimi lidhur me katër...
-
KRU “Prishtina” njofton se të shtunën nuk do të ketë ujë në disa vende
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se do të ketë ndërp...
-
Policia shqiptoi 1.880 gjoba trafiku për 24 orë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar...
-
Deponohen rreth 500 euro të falsifikuara në një bankë në Prizren, policia nis hetimet
Një zyrtar banke në Prizren, ka raportuar në polici se një person ka deponuar...
-
BitCoin në nivel rekord. Ja me sa dollarë këmbehet ajo
Bitcoin shënon nivele rekord të rritjes që prej zgjedhjes së Donald Trump si ...
-
Kosova mëson sot kundërshtarin për ndeshjen ‘play-off’ në Ligën e Kombeve
Sot (e premte), 22 nëntor, do të hidhet shorti për ndeshjet e ‘play-off’it në...
-
Gjendet pa ndjenja një person në Gjilan, vdes në Emergjencë- Policia nis hetimet
Një person ka informuar policinë se të enjten rreth orës 14:00, është gjetur ...
-
Rusia sulmoi Ukrainën me raketë balistike ndërkontinentale, NATO: Nuk do ‘frenojmë’ mbështetjen ndaj Kievit
Përdorimi nga Rusia i një lloji të ri rakete balistike kundër Ukrainës dje as...
-
Plạgosja në Vranjevc, Policia tregon çka gjeti në vendngjarje – të plagosurve që po trajtohen në QKUK u caktohet masa e ndalimit për 48 orë
Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me plagosjen që ndodhi dje në lagjen...
-
Aliu për autostradën Prishtinë-Gjilan: Ka pasur shumë befasi për shkak të shembjeve të dheut dhe shpronësimeve
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu,...