Lajme

MPJ: Gjuriq ka leje ta vizitoj Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 20:53 | 05 September 2018

Marko Gjuriq ka leje të vizitoj Kosovën

Kështu ka bërë të ditur Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli, shkruan gazeta inFokus

Zyberaj përmes një postimi në facebook ka shkuar se Guriq ka kërkua leje për vizitë në Kosovë dhe e njëjta i është miratuar nga MPj.

-Advertisement-

Sipas tij Gjuriq po viktimizon kinse I është refuzuar kërkesa nga Kosova

“Me qëllim të informimit të saktë të opinionit publik, dëshirojmë t’ju njoftojmë që bazuar në rregullat dhe procedurat në fuqi, Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, pas pranimit të kërkesës për vizitë në Kosov nga ana e zotit Marko Gjuric e ka aprovuar kërkesën dhe e njëjta i është përcjellur edhe zotit Gjuric dhe autoriteteve përkatëse.

Andaj, teatri i inskenuar nga ana e zotit Gjuric për gjoja refuzim të kërkesës për hyrje në Kosovë, është vetëm një përpjekje e dëshpëruar e tij për ta paraqitur Kosovën si palë jo bashkëpunuese.

Në të kaluarën, sikurse që do të ndodhë edhe më tutje, MPJ miraton ose refuzon kërkesa. Dhe secilit vendim i kemi qëndruar ballëhapur. Nuk kemi nevojë për dramaticitet të shtirur në këtë fazë kur po punojmë intenzivisht për evropianizimin e rajonit.”, ka shkruar Zyberaj./inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera