Lajme

Mbi 400 qytetarë të mashtruar këtë vit, shumica për viza pune

Autori: Gazeta inFokus 10:59 | 01 September 2018

Nga fillimi i këtij viti e deri më tash Policia e Kosovës ka iniciuar 439 raste për mashtrim të qytetarëve. Në këtë numër nuk mungojnë as mashtrimet për rregullimin e vizave të punës. Për të tilla raste Prokuroria Themelore në Prishtinë ka filluar hetimet me kërkesë të Policisë, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Policia e Kosovës ka iniciuar 439 raste për mashtrim të qytetarëve nga fillimi i këtij viti deri në gusht. Në këtë numër nuk mungojnë as mashtrimet për rregullimin e vizave të punës. Për të tilla raste Prokuroria Themelore në Prishtinë ka filluar hetimet me kërkesë të Policisë. Duke u bazuar në të dhënat e Policisë, të ofruara për gazetën “Zëri”, në këto raste nuk janë të përfshira vetëm mashtrimet për rregullime vizash, por në përgjithësi ato me të cilat qytetarët ndeshen çdo ditë.

“Policia e Kosovës i evidenton rastet kriminale duke u bazuar në ligjet e vendit, konkretisht në Kodin Penal. Kështu, duke u bazuar në Nenin 335 – Mashtrim, Policia ka iniciuar 439 raste nga 01.01.2018 deri më 29.08.2018. Pra bëhet fjalë për të gjitha llojet e mashtrimeve, jo vetëm për rregullim të vizave”, thuhet në përgjigjen me shkrim të zyrës për informim të Policisë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera