Lajme

Apostolova nesër takon kryetarët e shtatë komunave të rajonit të Gjilanit

Autori: Gazeta inFokus 12:42 | 29 August 2018

Shefja e BE-së në Kosovë Nataliya Apostolova nesër do të vizitojë Gjilanin për t’u takuar me kryetarët e komunave të Gjilanit, Ranillugut, Parteshit-Pasjanit, Kllokotit-Vërbovcit, Kamenicës dhe Vitisë.

Vizita është pjesë e kontakteve të rregullta me publikun të ambasadores Apostolova anembanë Kosovës dhe mundësi për të mësuar më shumë për gjendjen në regjion, për të ofruar mbështetje për iniciativat e bashkëpunimit lokal, në veçanti ato që promovojnë tolerancën multietnike, si dhe për të diskutuar fushat e bashkëpunimit të përbashkët.

Deri tani, BE-ja ka investuar 40 milion euro në zhvillimin e këtyre shtatë komunave.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera