Lajme

Dobrosheci akuzon Drenasin se e la pa rrugë

Autori: Gazeta inFokus 22:34 | 26 Gusht 2018

Komuna e Drenasit, në vitin 2016, kishte ndarë afër 130 mijë euro për asfaltimin e rrugës që lidh fshatrat Qikatovë e vjetër-Dobroshec, por kur kishte filluar të implementohet projekti, ai ishte devijuar. Projekti shkoi në fshatit Gllanasellë, raporton KTV.

Kjo rrugë që çon në Dobroshec të komunës së Drenasit ka mbetur e paasfaltuar, ndonëse kuvendi komunal, në vitin 2016, pati ndarë mjetet për të.

Përveç vendimit të kuvendit, ishte shpallur edhe tenderi për asfaltimin e rrugës që lidh fshatrat Qikatovë e vjetër-Dobroshec dhe ishte nënshkruar kontrata, por kur kishte filluar realizimi i këtij projekti, ai ishte devijuar, duke asfaltuar rrugën që çon në fshatin Gllanasellë.

-Advertisement-

Kjo, sipas opozitës, është në kundërshtim me ligjin.

Banorët e fshatit Dobroshec thonë se asfaltimi i rrugës është më se i nevojshëm dhe se nuk e dinë arsyen pse nuk është bërë deri më tash.

Ndërsa Drejtori i Urbanizmit në këtë Komunë, Idriz Hysenaj, shkurt ka thënë se projekti ende nuk ka përfunduar, pa shpjeguar se pse është devijuar ai.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy