Lajme

Zëvendësministri i raporton Haradinajt: Festova ditën e Pavarësisë

Autori: Gazeta inFokus 21:30 | 09 August 2018

Zëvendësministri në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, Musa Cena, ka raportuar se ka qenë pjesë e mbledhjes së Qeverisë së Kosovës në sallën P-31.

Ai po ashtu i ka treguar se më 8 shkurt ka marrë pjesë në hapjen solemne për festën e 10 vjetorit të shtetësisë së Kosovës kurse më 13 mars, si zyrtar qeveritar, ka dorëzuar raportin e pasurisë pranë Agjencisë Kundër Korrupsionit (AKK).

Zëvendësministri Cena në raportin 100 ditor të punës së tij dorëzuar kryeministrit, të cilin e ka siguruar KALLXO, e ka informuar Haradinajn edhe për gjendjen në të cilën punojnë.

-Advertisement-

“Hapësira shumë të kufizuara, pa tavolina pune, pa kompjuter dhe me mungesë të të gjitha kushteve që t’i ofron teknika digjitale, janë bërë disa përpjekje të mjera dhe asgjë nuk është arritur”, është ankuar zëvendësministri në raportin e punës.

Cena po ashtu i ka thënë kryeministrit se portfolio e veprimit të Ministrisë është shumë e vogël dhe ka kërkuar që të zgjerohet portfolio e Ministrisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera