Arifi: Qeveria nuk ka marrë draft statutin e AKS-së
Autori: Gazeta inFokus
20:24 | 09 Gusht 2018
Shefi i Grupit Negociator i Qeverisë së Kosovës në dialogun me Serbinë, Avni Arifi në një deklaratë për KosovaPress ka përsëritur qëndrimin e ekzekutivit se nuk kanë marrë asnjë draft statut në lidhje me AKS-në, por vetëm disa raporte të punës së grupit punues të ekspertëve që po e draftojnë statutin. Apo, siç tha Arifi, procesverbale të takimeve të tyre me përfaqësues nga komunitetit serb.
“Dje nga Ministria e Pushtetit lokal kemi marrë disa raporte të aktiviteteve të ekipit menaxherial, aktivitete kryesisht e takime me grupe dhe palë të interesit, do të thotë me grupe dhe qytetarë të komunitetit serbë lidhur me aktivitete të ndryshme kulturore. Për shembull një prej tyre është për aktivitete kulturore, raporte për takimet me punëtorë të kulturës, pikëpamjet dhe vështrimet e tyre se si duhet dhe çka duhet të rregullohet për statutin e ardhshëm në të cilin ekipi menaxherial është duke e draftuar. Nuk kemi marrë draft statut të Asociacionit. Është, vazhdimisht po e themi këtë, janë procesverbale të takimeve…Në asnjë rrethanë nuk kemi thënë se kemi marrë draft statut, kemi marrë raportet e tyre në raport me opalët e interesit”, ka thënë Arifi.
Tutje ai ka thënë për KosovaPress se këto raporte të punës që janë pranuar nga Qeveria janë dokumente publike dhe do të jenë të hapura për publik qysh nesër.
“Këto janë dokumente publike dhe nesër besoj do të jenë për opinion këto, sepse kërkush kurgju msheftë nuk po bënë, janë raporte të ekspertëve. Katër ekspertëve që takohen me punëtore kulturor serbë dhe ata japin pikëpamjet e tyre se si duhet të jetë e organizuar jeta kulturore Brenda për Brenda asociacionit e tema të tilla, ka ide të llojllojshme nga ato më të çmendurat deri idetë që janë edhe korrekte në caktimin e pozicionit të komunitetet brenda për brenda institucioneve të Kosovës. Kisha me I quajt raporte të brainstorming që e bëjnë ekipet me qytetarët”, ka thënë Arifi për KosovaPress.
Ai po ashtu po ashtu ka treguar se të gjitha raportet janë dorëzuar në gjuhë shqipe, dhe në gjuhën serb kroate, me alfabet latin dhe me çirilicë.

T� tjera
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...
-
A e pa djali i Arlinda Zekajt ngjarjen? – flasin nga Prokuroria e Pejës
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, gjatë një konfere...
-
“QIKA” realizon aksion para Qeverisë, shkallët lyhen me ngjyrë të “gjakut”
Organizata “QIKA” ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë...
-
Avokatja e Arlinda Zekajt: Prokurorja i tha “kuptona, shko te baba”
Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Pr...
-
Avokatja e Arlindës: Kishte vetëm një kërkesë, bashkimin me djalin – qëndroi në shtëpi pavarësisht rrezikut
Adelina Hoxha, avokatja e Arlinda Zekajt në emisionin “Kosova Today” ka folur...
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...



































