Baraliu: Kosova mund të realizoj referendum
Autori: Agnesa Çitaku
13:23 | 03 Gusht 2018
Kërkesën e presidentit të Kosovës për referendum nuk e ndalon Kushtetuta.
Ajo mund të realizohet por që do të marrë pak kohë.
Kështu ka thënë për gazetën inFokus, njohësi i njohësi i Kushtetutës, njëherësh dhe profesori universitar, Mazllum Baraliu.
Braliu ka thënë se më Kushtetuta parashihet referendumi por fillimisht duhet nxjerr ligji për referendum.
“Kushtetuta e Republika se Kosovës e parasheh mundësinë e referendumit mirëpo e parasheh në atë mënyrë që e obligon Qeverinë të përgatis projektligj dhe të nxjerr ligj për referendumin ndërkohë që pikërisht elitat dhe oligarkitë politike të jashtme e të brendshme nuk e kanë stimuluar vullnetin e mirë që në Qeveri dhe Kuvend të ketë një projektligj për Referendumin. ”, ka thënë ai.
Ai ka shtuar se referendumi nuk mund të realizohet me procedura të përshpejtuara.
” Kushtetuta e parasheh ligjin për referendum mirëpo ai ligj nuk është nxjerr dhe nëse dikush planifikon ose propozon diçka të tillë për një çështje që BE kërkon shumë shpejtë të bëhet bile e imponon dinamika të përshpejtuara nuk ka mundësi të bëhet referendumi me procedurë të përshpejtuar sepse ende nuk kemi projektligj”, ka thënë ai.
Baraliu u ka kërkuar gjithashtu udhëheqësve të institucioneve të kenë kujdes me deklaratat e tyre.
“Eksponentët e Institucioneve tona duhet të kenë kujdes me deklaratë të tilla sepse po e shqetësojnë në një mënyrë apo një tjetër dhe ta vënë në lajthim opinionin”, ka thënë ai.
Ndërsa i pyetur nëse referendumi është zgjidhja më e mirë, Baraliu ka thënë se duke parë gjendjen aktuale politike, po është zgjidhja më e mirë
“Meqë klasa politike nuk kanë aftësi dhe vullnet që të merren vesh me njëra tjetrën për të krijuar një platformë politike konsensuale, një bazë se për cilat çështje do të duhet të bisedohet në këtë fazë përfundimtare atëherë pasi referendumi është forma më demokratike e shprehjes së vullnetit të qytetarëve atëherë pse jo referendumi është zgjidhja më e mirë në qoftese këta e kanë seriozisht. , ka thënë ai.
Të premten, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes një konference për medie ka bërë të ditur se ka kërkuar referendum për bisedimet me Serbinë.
Ai madje tha se deklarimi i vullnetit të qytetarëve për këtë çështje është i domosdoshëm./inFokus
Lexo edhe: Thaçi kërkon referendum për dialogun me Serbinë

T� tjera
-
Prokuroria në Pejë: Janë iniciuar hetime ndaj zyrtarëve të përmendur në parashtresën e Arlinda Zekajt
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, bën të ditur se, j...
-
Presidentja ua përcjell kryeparlamentares dhe deputetëve vendimin për kthimin e Ligjit të Speciales në Kuvend
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ia ka kthyer Kuvendit për rishqy...
-
Njeriu i tij rrëfen momentin kur Vuçiq mori vesh se kishte humbur zgjedhjet në Serbi
Presidenti i Partisë Progresive Serbe, Milosh Vuçeviq, ka komentuar humbjen z...
-
“Jepni dorëheqje”, Çitaku: Si Arlinda, edhe unë uroj që të mos mund të flini më natën!
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar për së ...
-
Thellohet rasti i vràsjes së Arlinda Zekajt: Gjykata e Pejës thotë se tek sot pranuan aktakuzën e Prokurorisë ndaj ish-bashkëshortit të saj
Gjykata Themelore në Pejë ka njoftuar se këtë të hënë (26 tetor), e ka pranua...
-
Hoti dhe 14 deputetë opozitarë i kërkojnë Presidentes të mos e dekretojë Bashkim Nurbojën në Bordin e BQK-së
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka bërë të di...
-
Rasti në Pejë, Sadiku kërkon dorëheqjen e Sveçlës
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, i ka kërkuar dorëheqjen ministrit të Punëve ...
-
Rashiq: Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe duhet të largohet nga politika
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, e ka mirëpritur fitoren e Li...
-
Guri bojkoton seancën për rastin e Arlindës: Ajo nuk kishte nevojë për një seancë sot, por për shtetin dje
Deputeti i Kuvendit nga LDK-ja, Paris Guri, ka njoftuar se nuk do të jetë i p...
-
Nenad Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pret q...
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...
-
A e pa djali i Arlinda Zekajt ngjarjen? – flasin nga Prokuroria e Pejës
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, gjatë një konfere...
































