Borxhliu i mbeturinave në krye të ministrisë së Mjedisit
Autori: Gazeta inFokus
16:10 | 02 Gusht 2018
Fatmir Matoshi u emërua në krye të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Por ushtruesi i detyrës së ministrit, po përballet me Gjykatën për mospagesë të bërllokut.
Gazeta inFoksi kohë më parë kishte raportuar se radio private “Premiera”, pronë e Matoshit, sipas kompanisë së pastrimit Eko-Higjiena në Kamenicë nuk i ka paguar shpenzimet e mbeturinave nga viti 2010 andaj i është grumbulluar borxhi prej 1,119. 87 euro.
Lexo edhe: Zëvendësministri që po ballafaqohet me gjykatë për fatura të bërllokut
Matoshi atë kohë sikurse edhe sot ka mohuar ti ketë borxh kësaj kompanie. Madje ai po pretendon se biznesi i tij është pasiv që nga viti 2010. Por ndryshe del në Agjencionin e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës (ARBK), ku ende figuron se është aktiv.
I kontaktuar nga gazeta inFokus, Matoshi ka thënë se ka dokumente se biznesi është pasiv ndërsa për ARBK-në është problem i tyre pse e mbajnë ende në ueb-faqe
“ Radio Premiera nuk është në funksion që nga vitit 2010. Biznesi është pasiv dhe për këtë unë kam letra ndërsa ARBK munden me e mbajt në ueb-faqen nuk është problem”, ka thënë Matoshi.
Edhe në shkurt të këtij viti kur gazeta inFokus kishte kontaktuar Matoshin ai kishe thënë se nuk do të paguaj diçka, për të cilën nuk e ka bërë.
“Biznesi im ka qenë pasiv që nga viti 2010, mirëpo përveç kësaj, një kompani si “Eko-Higjiena”, operon në Kamenicë prej vitit 2014, dhe deri në ditët e sotme, ata vijnë çdo javë i marrin mbeturinat në shtëpinë time dhe unë i paguaj atyre faturën për çdo muaj. Duhet të dihet që unë nuk paguaj diçka, për të cilën ata nuk e kamë bërë”, ishte shprehur Matoshi.

Gazeta inFokus ka kontaktuar edhe me kompaninë e pastrimit “Eko-Higjiena”, të cilët nuk kanë dashur të flasin veçmas për rastin e zëvendësministrit sa i përket borxhit që ata pretendojnë se nuk e ka paguar.
Por, kanë pranuar se rasti është në gjykatë dhe se kanë mbi 5000 raste të tilla të cilët nuk kanë paguar detyrimet ndaj kësaj kompanie.
“Nuk duam të komentojmë veçmas për rastin e Matoshin, rasti është në gjykatë dhe ne tashmë kemi mbi 5000 lënë të tilla, për persona të cilët nuk i kanë paguar detyrimet ndaj kompanisë”, kanë thënë zyrtarë të kompanisë “Eko-Higjiena”./inFokus

T� tjera
-
Prokuroria në Pejë: Janë iniciuar hetime ndaj zyrtarëve të përmendur në parashtresën e Arlinda Zekajt
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, bën të ditur se, j...
-
Presidentja ua përcjell kryeparlamentares dhe deputetëve vendimin për kthimin e Ligjit të Speciales në Kuvend
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ia ka kthyer Kuvendit për rishqy...
-
Njeriu i tij rrëfen momentin kur Vuçiq mori vesh se kishte humbur zgjedhjet në Serbi
Presidenti i Partisë Progresive Serbe, Milosh Vuçeviq, ka komentuar humbjen z...
-
“Jepni dorëheqje”, Çitaku: Si Arlinda, edhe unë uroj që të mos mund të flini më natën!
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar për së ...
-
Thellohet rasti i vràsjes së Arlinda Zekajt: Gjykata e Pejës thotë se tek sot pranuan aktakuzën e Prokurorisë ndaj ish-bashkëshortit të saj
Gjykata Themelore në Pejë ka njoftuar se këtë të hënë (26 tetor), e ka pranua...
-
Hoti dhe 14 deputetë opozitarë i kërkojnë Presidentes të mos e dekretojë Bashkim Nurbojën në Bordin e BQK-së
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka bërë të di...
-
Rasti në Pejë, Sadiku kërkon dorëheqjen e Sveçlës
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, i ka kërkuar dorëheqjen ministrit të Punëve ...
-
Rashiq: Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe duhet të largohet nga politika
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, e ka mirëpritur fitoren e Li...
-
Guri bojkoton seancën për rastin e Arlindës: Ajo nuk kishte nevojë për një seancë sot, por për shtetin dje
Deputeti i Kuvendit nga LDK-ja, Paris Guri, ka njoftuar se nuk do të jetë i p...
-
Nenad Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pret q...
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...
-
A e pa djali i Arlinda Zekajt ngjarjen? – flasin nga Prokuroria e Pejës
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, gjatë një konfere...































