Zaev fton qytetarët të dalin në referendum
Autori: Gazeta inFokus 13:59 | 31 July 2018
Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, ftoi qytetarët e vendit të tij të dalin në referendum dhe të votojnë “pro” marrëveshjes për emrin me Greqinë.
“Dje Kuvendi konfirmoi datën për referendumin, ditë e cila është kyçe për të ardhmen tonë. Gjithë nga ne i është dhënë mundësia që të vendos për diçka të madhe. Kemi treguar se jemi popull që mësojmë nga historia. Vota juaj është e drejta juaj, mos lejoni që dikush t’ua marrë dhe ta keqpërdor. Ju ftoj të tregoni se askush nuk mund t’u tregojë se çfarë të bëni. Do ta respektoj votën tuaj, sido që të jetë. Unë besoj në vendimin e qytetarëve dhe jam i bindur se Maqedonia do të bëhet anëtare e NATO-s dhe BE-së, ndërsa populli maqedonas do të mbetet maqedonas dhe do të flasë maqedonisht”, tha Zaev.
Ai gjatë konferencës së sotme për shtyp ftoi edhe partinë opozitare maqedonase që të mbështet referendumin dhe të ftojë qytetarët që të marrin pjesë në referendum.
“Opozita dëshiron ta shkatërrojë të ardhmen tonë, ata thonë se mund të arrijnë marrëveshje më të mirë, por për këtë kishin 11 vite. Ata negociuan në mënyrë sekrete dhe mbajtën shtetin të robëruar. Është koha për vendime kyçe dhe historike dhe jo për ikje. Ju them sërish anëtarëve të VMRO-DPMNE-së, se dera edhe për ju është e hapur. Ju ftoj të gjithëve që të votoni me krenari dhe të themi “po” për stabilitet dhe anëtarësim në NATO dhe BE”, tha ai.
Të tjera
-
Postera provokues për Policinë e Kosovës, plazmën e VV-në vendosen në veri të Mitrovicës
Disa postera janë vendosur në pjesë të ndryshme në Mitrovicë të veriut të pre...
-
Rruga Prishtinë-Podujevë drejt përfundimit
Rruga Prishtinë-Podujevë është drejt përfundimit. Kështu bëhet e ditur në ...
-
Shpëtohet një shtetase bullgare e ngujuar në shtegun e Via Ferrata-s në Deçan
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës ka njoftuar se në një operacion g...
-
Ministria e Mbrojtjes mohon se FSK-së i ka humbur një dron
Ministria e Mbrojtjes e ka mohuar se FSK-së i ka humbur një dron. Nëpërmje...
-
Policia shqiptoi mbi 2500 gjoba trafiku për 24 orë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar...
-
Vdekja tragjike e Liam Payne, flet ish-truproja i tij shqiptar: Qava si fëmijë, e kisha si djalë
Joni Proni, i cili për 14 vite ka shërbyer si truproja personal i Liam Payne,...
-
Gjakovarit i vidhet vetura në parking
Një burrë ka njoftuar policinë në Gjakovë se persona të panjohur ia kanë vjed...
-
Kriza e tregut të automjeteve elektrike në Gjermani – shumë klientë po i kthehen automjeteve me benzinë dhe naftë!
Që nga fillimi i vitit, numri i atyre që blenë një automjet të ri dhe zëvendë...
-
Tragjike! Mbytet varka me emigrantë drejt Britanisë së Madhe, humb jetën një foshnjë
Një foshnjë vdiq pasi një varkë që transportonte njerëz në Kanalin drejt Brit...
-
Haradinaj udhëton drejt SHBA-së, paralajmëron takime me kongresmenë dhe zyrtarë amerikanë
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka udhëtuar për vizitë zyrtare drejt SHB...
-
Trump fajëson Zelenskyn: Nuk duhet të lejonte kurrë që lufta me Rusinë të niste
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka fajësuar president...
-
Dhụnohẹt një grua në Prizren, dërgohet në QKUK për ekzaminim
Një grua është dhunuar në Prizren ku rasti ka ndodhur më 13 tetor dhe se vikt...