Lajme

E thotë Sheshel: Shqiptarët duan të okupojnë Vranjën

Autori: Gazeta inFokus 11:27 | 27 July 2018

Vojislav Sheshel i akuzuar nga Haga për krime lufte në ish’Jugosllavi, dhe politikan nacionalist ekstrem, ka alarmuar serbët se kinse shqiptarët po përgatiten të nisin sulme ndaj Serbisë, për të okupuar territore deri në Serbinë qendrore, siç është Vranja. Këto sulme sipas Sheshel do të jenë të fokusuara përmes blerjes së pronave, por ai nuk përjashton edhe sulmet ushtarake.

Udhëheqësi radikal thekson se situata është alarmante.

“Shqiptarët nga Kosova po përgatisin plane për të sulmuar qytetet dhe Serbinë qendrore dhe të fillojnë të pushtojnë Vranjën!”.

-Advertisement-

Sheshel, thekson se shërbimet serbe të sigurisë janë të njoftuara me plane të tilla të rrezikshme dhe se Serbia është e gatshme të u kundërpërgjigjet atyre.

Lidhur me atë çfarë kishte thënë presidenti serb Vucic ditë më parë se nëse problemi i Kosovës nuk zgjidhet serbët do të duhet të mbrojnë Vranjën pas 40 viteve, Sheshel ka thënë se situata është edhe më alarmante.

“Çfarë 40 vjet!? Ata kanë filluar të emigrojnë atje, si dhe në pjesë të tjera të qyteteve në jug të Serbisë. Vranja është veçanërisht problematike, sepse është afër Preševës, e cila është thuajse tërësisht shqiptare. Ju e dini që unë kam qenë gjithmonë i informuar mirë dhe se kam burime të shkëlqyera të inteligjencës. Kam informata se shqiptarët tashmë kanë një plan për të sulmuar Vranjën”, ka thënë Sheshel.

“Plani parasheh që shqiptarët do të vazhdojnë të vendosen intensivisht me banim në Serbinë qendore. Kishte holla të mëdha të kursyera për blerjen e shtëpive serbe në Serbinë jugore, nga Vranja, dhe pjesë të tjera. Kosova është shumë e populluar dhe shumë shqiptarë kanë shkuar jashtë vendit. Ata dërgojnë para, por shumica e parave për këtë veprim sigurohen nga kanale të tjera kriminale. Pjesa e dytë e planit parasheh që veprimi i sulmit ndaj Vranjës të vijë nga Presheva sepse ata janë shumë afër”, ka thënë Sheshel.

Ai shton se Serbia është e gatshme të reagojë dhe të përgjigjet ndaj incidenteve të tilla.

“Ne duhet t’i ndalojmë ata të blejnë shtëpi dhe apartamente në Serbi. Kjo nuk ndodh vetëm në jug, por edhe në të gjithë vendin, madje edhe në Vojvodinë. Ata duhet të kenë statusin si të huaj”, ka sugjeruar Sheshel.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera