Lajme

Protestohet për lopët e ngujuara te Galeria e Arteve

Autori: Gazeta inFokus 17:36 | 24 Korrik 2018

Me sloganet ‘ Sis’lej këto sene’ , ‘ Vuajtja nuk është art’, ‘Kafshët nuk i durojnë zhurmat e qytetit’, ‘Mjaftojnë 19 ditë pse të mbahen ende’, ‘Ne protestojmë për vlera të natyrshme të kafshëve’, ‘SXhafa ke pak mirëkuptim’, ‘Stop qasjes antropocentrike’, ‘Pse Galeria e Arteve të jetë pjesë e këtij zinxhiri’, organizatat për mbrojtjen e kafshëve e kanë kundërshtuar ekspozitën e artistit Sislej Xhafa i cili për disa ditë është duke i mbajtur para Galerisë së Arteve në Prishtinë tetë lopë.

Driton Gusia nga organizata “Të bashkuar për kafshët “, tha se është i çuditur me çmimin e këtij instalacioni të Sislej Xhafës. Sipas tij vuajtja e kafshëve tanimë aq është bërë normale sa që vuajtjet e tyre tani janë bërë art.

Ai tha se kanë orgamizuar edhe protesta të tjera por një vëmendje rë tillë media nuk e kanë pasur asnjëherë.

-Advertisement-

Elza Ramadani nga Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve u shpreh se kjo protestë simbolike synon që të vetëdijësojë artistët dhe shoqërinë se kafshët duhet të jetojnë natyrshëm.

Sipas saj këto lopë që po qëndrojnë tash e sa ditë para Galerisë së Arteve nuk e duan qytetin dhe po keqtrajtohen.

 

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy