Vuçiq: Nëse marrim vetëm një metër nga Kosova është fitore
Autori: Gazeta inFokus
15:23 | 30 Qershor 2018
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë sot se për vendin që ai drejton do të ishte fitore në qoftë se e merr një metër në Kosovë, ku sot nuk kanë asgjë.
Në vizitën e bërë në fshatin Donji Banjani të Serbisë, sipas mediave serbe, i pari i vendit ka theksuar se lidhur me dialogun e Brukselit e kritikojnë ata që kanë vendosur kufirin midis Serbisë dhe Kosovës, kurse “sot do të donin Shkodrën dhe Drenasin”.
Po ashtu, Vucic ka përmendur edhe një letër që ia ka dërguar presidentit rus, Vlladimir Putin, shefi i grupit parlamentar të partisë Serbia e Re, Slavisha Ristiq, përmes së cilës e akuzon Vuçiqin se po përgatitet të nënshkruajë marrëveshjen me Prishtinës, e që do ta ndante Kosovën nga Serbia.
“Vladimir Putinit i dërgoi një letër njeriu që e ka vendosur kufirin, kurse ne do të themi ‘vijën administrative’ në Bërnjak, në komunën e tij në Zubin Potok. Ai dhe qeveria e tij e kanë vendosur kufirin në Jarinje dhe sot ata thonë: ‘Ne do të donim edhe Shkodrën, por gjithsesi na jepni Drenasin’, dhe atëherë po pyesni nëse kjo është reale”, tha Vuçiç.
Duke shtuar se qeveria e mëparshme, deri në vitin 2012, vendosi “vulën dhe dyllin mbi pavarësinë e Kosovës”, Vuçiç tha se qeveria aktuale është duke luftuar që të marrin çfarë të munden për popullin e tyre.
“Nga e gjitha që ata e humbën, nëse veç një metër e marrim, është fitore, sepse tani nuk kemi asgjë. Njerëzit duhet të kenë besim në udhëheqjen e tyre që punojnë gjatë tërë kohës në këtë çështje. Sot ne nuk jemi të përjashtuar tërësisht prej saj, kurse deri në vitin 2012 ata vetëm kanë pritur të vëmë nënshkrim në pavarësinë që i është dhënë Kosovës”, tha Vuçiç, duke theksuar se dialogu i brendshëm për Kosovën ishte “absolutisht i suksesshëm” dhe se kanë dëgjuar mendime të ndryshme, në mesin e tyre edhe fyrje.
Sipas tij, ka mendime të ndryshme nga njerëzit si psh nga ata që thonë: “pranojeni më pavarësinë e Kosovës, mos bëni asgjë, kjo është një realitet”, dhe pjesa tjetër që thonë: “mos shikoni asgjë nga realiteti, sepse ne duhet të jetojmë vetëm në qiell”.
Vucic ka shtuar se sa i përket Kosovës ka ende shumë gjëra për të folur, pasi që shumica e njerëzve në Serbi janë të përgjegjshëm dhe racionalë dhe mendojnë për mbijetesën e Serbisë dhe të ardhmen e saj.

T� tjera
-
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Arlinda Zekajn
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, që po mbahet për rastin e vrasjes mizore...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Fjalët e saj sot tingëllojnë si paralajmërim tragjik që nuk arritëm ta parandalonim
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur për vrasjen e Arli...
-
Macron paralajmëron: E shtuna e ardhshme mbetet “ditë me rrezik të lartë” nga protestat
Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi të hënën se e shtuna e ardhsh...
-
Gjyqtari e lejoi dhunuesin të jetojë në një shtëpi me viktimën, ia ndaloi t’i afrohej në distancë dy metrash në shtëpinë ku jetonin
Migjen Kastrati, gjyqtar i Gjykatës Themelore në Pejë, kishte marrë një vendi...
-
Prokuroria në Pejë: Janë iniciuar hetime ndaj zyrtarëve të përmendur në parashtresën e Arlinda Zekajt
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, bën të ditur se, j...
-
Presidentja ua përcjell kryeparlamentares dhe deputetëve vendimin për kthimin e Ligjit të Speciales në Kuvend
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ia ka kthyer Kuvendit për rishqy...
-
Njeriu i tij rrëfen momentin kur Vuçiq mori vesh se kishte humbur zgjedhjet në Serbi
Presidenti i Partisë Progresive Serbe, Milosh Vuçeviq, ka komentuar humbjen z...
-
“Jepni dorëheqje”, Çitaku: Si Arlinda, edhe unë uroj që të mos mund të flini më natën!
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar për së ...
-
Thellohet rasti i vràsjes së Arlinda Zekajt: Gjykata e Pejës thotë se tek sot pranuan aktakuzën e Prokurorisë ndaj ish-bashkëshortit të saj
Gjykata Themelore në Pejë ka njoftuar se këtë të hënë (26 tetor), e ka pranua...
-
Hoti dhe 14 deputetë opozitarë i kërkojnë Presidentes të mos e dekretojë Bashkim Nurbojën në Bordin e BQK-së
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka bërë të di...
-
Rasti në Pejë, Sadiku kërkon dorëheqjen e Sveçlës
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, i ka kërkuar dorëheqjen ministrit të Punëve ...
-
Rashiq: Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe duhet të largohet nga politika
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, e ka mirëpritur fitoren e Li...
































