Kontroll strikte ndaj restaurantit ku u helmuan 50 persona (Dokument)
Autori: Gazeta inFokus 15:19 | 30 June 2018
Janë bërë më shumë se dy javë që kur kuzhina e restorantit ‘Garden’ në Gjilan ka rifilluar punën pasi kishte qenë e mbyllur në vazhdën e një afere të helmimit masiv.
Salmonella Enteritidis, Saphylococcus aureus, Escheriehia coli dhe bakteret koliforme janë disa nga bakteret që u gjetën në ushqimin e restorantit ‘Garden’ ku dyshohet se u helmuan dhjetëra persona në Gjilan.
Këto rezultate dolën nga analizat që ishin bërë në laboratorët e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik në kuadër të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.
Rreth 45 persona janë hospitalizuar brenda dy ditësh, në javët e para të muajit qershor me simptoma helmimi të cilët deklarojnë se ishin ushqyer në restorantin ‘Garden’ në Gjilan.
Kuzhina e këtij restoranti pas këtij rasti u mbyll me vendim të prokurores së rastit dhe inspektorëve komunalë.
KALLXO.com ka kërkuar informacione lidhur me gjendjen e pacientëve që ishin shtrirë në spitalin e Gjilanit.
Drejtori Klinik në Spitalin e Gjilanit, Nistret Hajrullahu tha se kanë arritur të vërtetojnë shkakun e helmimit të disa pacientëve.
Sipas tij, te këta pacientë u gjet e njëjta bakterie që ishte gjetur edhe në mostrat e ushqimeve në restorantin, pas analizave të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.
”Është konfirmuar te disa, edhe në jashtëqitje është izoluar një shkaktar i sëmundjes që është izoluar edhe në sosin dhe sallatën, është konfirmuar shkaktari, salmonella ka qenë. Një mostër relevante është konfirmuar që kanë qenë të kontaminuar me ushqim”, tha Hajrullahu për KALLXO.com.
Ai po ashtu tregoi se në sezonën e verës vërehen raste të helmimeve por që sipas tij vijnë ndonjëherë edhe si pasojë e mungesës së hixhienës.
”Ka pëfunduar trajtimi pa pasoja. Meqënese tash është vera, mund të ndodhin helmimet me ushqim sporadike por nuk do të thotë se gjithmonë duhet të akuzohen restaurantet, tani varet edhe kujdesi personal i njerëzve, larja e duarve e të tjera”, tha Hajrullahu.
Sa i përket restorantit ’Garden’, KALLXO.com ka siguruar vendimin e Inspektoratit Sanitar për hapjen e kuzhinës për punë.
Arsyetimi i këtij vnedimi thotë se ’pas eleminimit të të gjitha të metave si: pastrimit të përgjithshëm, pastrimin-dezinfektimin e inventarit, stabilimenteve, mjeteve të punës,enëve etj. Stabilimentet për ftohje janë funksionale dhe me temperature adekuate (Komorat,frigot,frizat). Ka mjetet e nevojshme për larje, pastrim dhe dezinfektim,ujë rrjedhës të nxehtë dhe ftohët”
Aty thuhet se është bërë kontrollimi i gjithë punëtorve në bacilbartje – parazitologji (libreza sanitare). Kryerjen e Dezinfektimit, Dezinsektimit, Derratizimit në gjitha hapsirat e jashtme (kopshte) dhe anekset percjellëse të restorantit
Dhe pas plotësimin e kushteve tekniko-sanitare dhe higjieniko sanitare, konstatuan se janë krijuar kushtet e sigurta për prodhim-përgaditje dhe shërbim të ushqimit.
Megjithatë, ky vendim urdhëron disa masa preventive lidhur me këtë restroant si më poshtë:
Menaxhmenti është i obliguar që për çdo racion të ushqimit të ruaj mostren e ati racioni deri në 72 orë në kushte adekuate frigoriferike.
Të aplikoj praktikat e mira higjienike për personel, të aplikoj praktikat e mira të punës në përgaditje dhe shërbim, të bëjë pastrimin dhe dezinfektimin e rregullt të gjitha hapësirave, inventarit,stabilimenteve,enëve dhe paisjeve tjera, të bëjë menaxhimin adekuat të mbeturinave, të përdor mjete higjienike adekuate për pastrim dhe dezinfektim, ë eleminoj kryqëkontaminimin.
Po ashtu Subjekti do të jetë nënë monitorim të përhershëm nga Inspektorati Sanitar.
KALLXO.com lidhur me këtë rast, më parë kishte biseduar edhe me menaxherin e këtij restoranti ( bashkëshorti i pronares së tij), Ekrem Behluli.
Ai konsideronte se kjo mund t’i jetë bërë për dëmtim të biznesit që sipas tij po ecte shumë mirë para kësaj ngjarje.
“Në kuzhinë bakteri nuk ka qenë prezent, në asnjë lloj të mishit nuk ka qenë prezent vetëm në sallatë. (Inspektorati) e kanë lejuar punën në kuzhinë. Meqë nuk kanë gjetur në kuzhinë askund atë lloj të bakteries nuk ka qenë e arsyeshme me mbajtë mbyllur. Kemi qenë më të mirët në Gjilan me punë”, tha Behluli.
Të tjera
-
Të shtunën ndërpritet për një orë trafiku nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik
Ministria e Infrastrukturës njofton se nesër në trasenë e Zgjerimit të Rrugës...
-
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri të Gjuhës Shqipe
Sot është dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, i cili 116 vite më parë u unifik...
-
Konjufca pret në takim delegacionin nga Azia Jugore, diskutuan për rritje bashkëpunimi mes të dyja vendeve
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim delega...
-
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gjatë javës
Dogana e Kosovës ka zbuluar dhe sekuestruar e mallra të padeklaruara në katër...
-
Bislimi në Poloni: Kosova në vitin 2024 – modeli i asaj se çfarë jemi në gjendje të arrijmë
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, gjatë ditës së dytë të vizitës zyrtare n...
-
Haradinaj: Kosova ka nevojë për mendësi të re qeverisëse, të bashkohemi për Kosovën fituese
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kritikoi ashp...
-
Supremja lanson udhëzuesin për matjen e dënimit
Gjykata Supreme ka lansuar udhëzuesin për matjen e dënimit, ku kryetari Fejzu...
-
Konfiskohet Lamborghini në Prizren, po e ngiste një 11-vjeçar
Gjatë ditës së enjte, gjatë patrullimit policor në fshatin Zhur është hasur n...
-
BE-Qeverisë: Për zbatimin e marrëveshjes për normalizim duhen hapa konkretë, jo veç deklarata
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Festohet njëvjetori i Zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar
Zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar sot feston një vjetorin e ha...
-
Ushtarët e Kosovës dhe të Shqipërisë ushtrojnë bashkë, synim i FSK-së integrimi në NATO
Në kuadër bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës...
-
Konjufca bisedon me delegacionin e Azisë Jugore për njohjen e Kosovës nga vendet mosnjohëse
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim delegacionin n...