Familjarët po kërcënojnë viktimat e luftës të mos aplikojnë për pension
Autori: Gazeta inFokus 11:44 | 30 June 2018
Ende nuk flasin për dhunimin që iu ka ndodhur gjatë luftës, ngase familja i paragjykon. Ndërkohë ka nga ato që familja i kërcënon të mos e tregojnë të vërtetën. Ndërkohë asnjë dhunues nuk është dënuar ende.
Këto janë problemet me të cilat ende ballafaqohen të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.
“Gruaja e Guximshme”, çmim që mori nga Departamenti Amerikan i Shtetit, e që është edhe drejtoreshë e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarave të Torturës (QKRMT), Feride Rushiti thotë se është e domosdoshme të vihet drejtësi për gratë dhe burrat e dhunuar.
“Ato ende ballafaqohen me vështirësi për ta ndarë përvojën me familjarët e tyre, për ta marr vendimin për të aplikuar e shumë herë edhe paragjykohen, por edhe mund të kërcënohen nga familjarët për të mos aplikuar. Prandaj është shumë e rëndësishme që këto vështirësi, këto paragjykime shoqërore që i ka kultura jonë kosovare mu adresua çoftë përmes fushatave vetëdijësuese , qoftë përmes mjeteve të ndryshme të komunikimit, çoftë përmes mediumit tuaj vetëm e vetëm që me vetëdijesua shoqërinë që këto gra dhe vajza që kanë përjetuar tmerre të luftës nuk duhet të fajësohen për një krim që nuk iu takon atyre. Fatkeqësisht trupi i tyre është përdor si armë e luftës, pre e fushë betejës dhe pa dashje shoqëria kosovare ua ka lënë fajësinë , ua ka bërë me gisht, i ka bërë me u ndie të turpëruar çka realisht ato nuk duhet të ndihen të turpëruar, duhet të ndihen ata që kanë kryer atë krim , por edh e ne si shoqëri që i kemi paragjykuar edhe i kemi izoluar me vite që ato mos me pas një jetë normale pas atij krimi të ndodhur mbi trupin e tyre”, thotë ajo.
Për të pasur qetësi shpirtërore viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës, Rushiti thotë se është i domosdoshëm ndëshkimi i kryesve të këtij krimi.
“Unë mendoj që qasja në drejtësi për këtë grup të ndjeshëm shoqëror është më se e domosdoshme aq më shumë kur deri më tani as edhe një person i vetëm, një kryes i krimit nuk ka marr dënim të merituar edhe për këto gra, vajza dhe burra se nuk janë gra dhe vajza fatkeqësisht nuk mund të gjendet paqja shpirtërore kur e dinë që dhunuesi mund të jetë në shoqëri apo mund të jetë diku afër aty”, thotë Rushtiti për KosovaPress
Sipas saj, arsyeja pse zgjodhi që të merret me të drejtat e kësaj kategorie ishte krijimi i një ambienti të sigurt për gratë dhe burrat që përjetuan këtë lloj dhune gjatë luftës.
“Mbi të gjitha më ka rënë të takoj me dhjetëra gra, por edhe burra të cilët ishin keqtrajtuar në formën më të tmerrshme duke u përdorur dhuna seksuale si armë e luftës. Ndoshta krejt ato storiet e tyre realisht më kanë bërë që me mendua ndryshe, prej atij orientimit tim fillestar si mjeke që e kam dashur me shumë shpirt atë profesion, vendosa të pozicionohem në fushën e të drejtave të njeriut dhe që nga ajo kohë deri më tani vazhdoj të jemi dhe ka qenë shtatori i vitit 1999 kur ne menduam të krijojmë një organizatë…vetëm e vetëm për të ofruar një ambient të sigurt, një shtëpi të sigurt ku këto gra, vajza por edhe burra që kishin përjetuar tmerrin e luftës ta gjenin një vend ku mund ta ndanin ngjarjen e tyre traumatike, të kenë përkrahje, dhe më pastaj për të luftuar edhe në hapat në vazhdim deri tek njohja ligjore dhe benificionet tjera që tani institucionet e Kosovës ua ofrojnë“, ka deklaruar ajo.
Duke ia dedikuar këtë çmim të gjitha viktimave të dhunës seksuale, ajo shpjegon se me këtë çmim është vu në nivelin ndërkombëtar agjenda e grave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë.
“Është për tërë Kosovën edhe ashtu jam ndier sa kam qenë atje me të vërtet ka qenë përtej që më është dhuruar mua dhe më ka nderuar mua State Departament unë mendoj që këtë nder i takon edhe krejt Kosovës , por mbi të gjitha grave me të cilat punoj dhe të gjitha atyre aktivisteve që kanë kontribuar që zëri i tyre të dëgjohet”, tha Rushiti.
Të tjera
-
Haziri takim me qytetarët: Gjilani e Anamorava janë kryengritë për ndyshim, LDK, besë dhe shpresë për Kosovën
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan Lutfi Haziri, ka...
-
Bedri Hamza iu premton rahovecasve lidhje të kësaj komune me Autostradë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza,...
-
KFOR-i thotë se situata përgjatë kufirit Kosovë-Serbi është e qetë
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka demantuar as konfirmua...
-
Përurohet QKMF-ja në Mamushë, Kurti: Do të vazhdojmë të investojmë në infrastrukturën shëndetësore
Sot është bërë përurimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në M...
-
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Autoritetet e Kosovës ia kanë refuzuar kërkesën për azil Sitora Atomamado...
-
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri nga ta lëndohet nga mjeti i mprehtë
Një përleshja ka ndodhur sot në sheshin ‘Adem Jashari” në Skenderaj, ku d...
-
Erëra të forta e shi orët në vijim, komuna e Prishtinës paralajmëron qytetarët: Reduktoni lëvizjet
Komuna e Prishtinës ka dalë me një paralajmërim për orët në vijim për shkak t...
-
Fitoi me çmim më të lartë prej 300 mijë eurove, Bulliqi e shpërblen me tender milionësh biznesmenin e afërt me VV-në
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, e ka shpërblyer edhe njëhe...
-
Krasniqi: Sfidat e mësimdhënësve do të përfundojnë pas 9 shkurti me PDK-në në krye të Qveverisë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, bashkë me Abelard ...
-
KFOR-i as pohon e as mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Radio Evropa e Lirë) – Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka...
-
Të shtunën ndërpritet për një orë trafiku nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik
Ministria e Infrastrukturës njofton se nesër në trasenë e Zgjerimit të Rrugës...
-
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri të Gjuhës Shqipe
Sot është dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, i cili 116 vite më parë u unifik...