Mustafa e bënë horë Lutfi Hazirin
Autori: Gazeta inFokus
10:16 | 30 Qershor 2018
Ish-kryetari i komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa, e bënë horë kryetarin aktual të Gjilanit, Lutfi Hazirin, shkruan GazetaFokus.
Mustafa përmes një postimi në ‘facebook’ ka shkruar se Haziri po mundohet që të rrënoj çdo të arritur në mandatet e tij.
Madje duke përmendur disa procese që kanë filluar në mandatin e Mustafës por që sipas tij janë stopuar e penguar nga Haziri.
Më poshtë mund të gjeni të plotë postimin e Mustafës:
Të nderuar miqë dhe qytetarë të Gjilanit,
Udhëheqja e komunës së Gjilanit në krye me kryetarin Lutfi Hazirin, po bën krejtë çka është e mundur për ta rrënuar çdo të arritur në mandatet e mia e të PDK-AKR dhe jo vetëm të këtij mandati por edhe larg më shumë. Po i numroj vetëm disa raste aq të dukshme e aq ilustruese:
- Stopimi i procesit të realizimit të zones ekonomike rajonale ne Llabjan përkundër nevojës së skajshme për këtë zonë;
- Pengimi dhe injorimi i partneritetit privat-publik me austriakët ne ndermarrjen e perbashket “Ecohigjiena” përkundër nevojës poashtu të madhe për investime dhe partneritete me partnerët nga jashtë;
- Degradimi i mirembajtjes se parqeve të qytetit dhe zonave tjera publike deri në “vdekjen klinike” të tyre;
- Nxjerrja e drunjëvee dekorues nga hyrja jugore e qytetit (e Ferizajit) me qëllim të “zgjërimit” të rrugës nga tri në katër korse anipse një zgjërim i tillë nëpër qytet është i panevojshëm, i dëmshëm dhe pa pikën e efektit praktik;
- Sjellja e anarkisë prishtinase te ndërtimet edhe në Gjilan. Për asgjë tjetër përveç përfitimeve joligjore për fisin e klanin politik të kryetarit;
- Propozimi per me e heqë emrin e kolosit kombëtar Fan S. Nolit nga biblioteka rajonale e me e vendosë emrin e krijuesit tonë (të çmuar e të njohur gjuthësesi) Beqir Musliut. Kjo i bie sikur ajo pervoja qe del nga urtia popullore “Po prishi shpi per me marue hajat”. E din mire Luta pse e ben kete pune. Fan Noli nuk e ka asnje familjar e militant ne Gjilan po Beqir Musliu po. Dmth emri i Beqes i sjell do vota po ai i Fan Nolit thuaja asnje sepse po te ishte se paku nje intelektual pro vepres e jetes aq krijuese letrare e kombetare te Nolit, kishte me reague deri tashti. Se paku une nuk e kam pa asnje reagim te tille;
- Sjellja e “normalitetit” të të qënit drejtor e menaxher edhe nëse je i akuzuar nga prokuroria. Ju rikujtojmë se, ne nuk e kishim asnjë punëtor të akuzuar, në asnjë nivel, gjatë dy mandateve. Te ne kishte rend, kishte disipline, kishte respekt ndaj punes dhe qytetarit te komunes, kishte rezultate kulminante ne pune;… Akuza e mevonshme ndaj nesh eshte plotesisht politike, eshte diskredituese e persekutuese, eshte boshe dhe eshte e sajuar pikerisht nga qarku kriminal i Lutfi Hazirit qe shtrihet ne te gjitha partite e vjetra, te vjetruara e te prishura deri në themelet e tyre.
Po fokusohem te një raport që komisioni i aksionerëve të komunës e paska paraqitur para kuvendit të komunës. Ajo që unë e pashë në dy a tri faqe teksti të thatë të këtij raporti (pa asnjë tregues numerik, pa asnjë shifër financiare e zhvillimore), jo që nuk e qartëson situatën në këtë partneritet por e mjegullon krejtë dhe kuvendi mbetet pa informatë rreth asaj se çka po ndodhë në këtë partneritet.
Zatën, qëllim i parë dhe i fundit i kësaj udhëheqje është krijimi i paqartësive dhe turbulencave për me e lehtësue rrënimin sa më të shpejtë dhe sa më elegant të këtij partneriteti dhe të arriturave të tjera në vitet e përkujdesjes maksimale per komunen 2008-2013.
Përkundër pengesave të qëllimshme, plotësisht të programuara, partneriteti me austriakët ka shënuar trende pozitive të dukshme si në rritjen e numrit të punëtorëve, në strukturën kualifikuese të tyre, në rritjen e fushëveptimit, në rritjen e inkasimit, në rritjen e pagave të punëtorëve, në uljen e obligimeve të shumta të KRM Higjiena, ne avansimin teknologjik të saj,…
Problemet që eventualisht mund të lindin gjatë punës, i zgjidhin fillimisht palët në marrëveshje me mirëkuptim. Kjo mund të bëhet edhe me ndihmën e menaxhmentit të komunës dhe të KK-së dhe keta hapa janë të përshkruar qartë e saktë në këtë akt të partneritetit. Mungon vetem vullneti i zotit te shtepise. Mungon vullneti politik i Lutfi Hazirit. Per keto pengesaqe kryetari po ia ben ne vazhdimesi ketij partneriteti, ne nje perudhe eshte alarmuar edhe ambasadori austriak ne Kosove dhe permes tij edhe Isa Mustafa, lideri i LDK.
Nejse, qëllim i parë dhe i fundit është me e përzanë partnerin e jashtëm.
Dakord, ju menaxhment dhe kuvend i komunës, bëjeni. Por, bëjeni me fakte dhe me ballafaqim faktesh para këshilltarëve të kuvendit, në mënyrë që kuvendi ta ketë të qartë për çfarë po mer vendim. Ndryshe, neglizhenca dhe qëllimi i keq i juaji mund t’i kthehet bumerang i rëndë komunës nga vendimet e ndonjë gjykate brenda e jashtë Kosove. Kujdes!. Qemajlofobia e juaj lehtë mund të bëhet gropë rrënuese për ju.
Çka pas krejtë këtyre akteve stopuese e rrënuese të kryetarit aktual të komunës?
Së paku bëjeni një studim të vetëm dhe lidheni një partneritet të vetëm për tetë vite të dy mandateve tuaja. Ne i bëmë katër studime dhe i realizuam tri. Së paku jepni alternativë për zonën ekonomike dhe lëvizni përpara…
Nëse nuk dini, nuk mundeni e nuk doni të ndërtoni, së paku mos rrënoni.
Të jeni të sigurtë se do ju mallkojnë gjeneratat që vijnë për këtë që po i bëni komunës sot. Do ju mallkojnë fëmijët tuaj.
Populli i Gjilanit tashmë e ka të qartë (edhepse me shumë vonesë), se kush e pati sinqerisht e kush e pati me hile qasjen ndaj tij. Ai tashmë e ka të qartë për të dytën herë, ashtu siç e pati në vitin 2007 se prapa punëve tuaja “t’hajrit” nuk fshihet gjë tjetër përveç sherrit të madh për komunën dhe popullin e saj.
Aty ku ka hajni e joshje të interesit personal e fisnor, nuk ka hajr për publikun. E kundërta është punë e rëndë për ju. S’mund ta bëni dot!.

T� tjera
-
Osmani: Vepra e dhunës në familje do të duhej ta kishte dënimin e njëjtë si terrorizmi
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar përgjegjësi institucional...
-
Hoxha: Arlinda sot s’mund të flasë, por letra e saj na akuzon të gjithëve që kemi përgjegjësi – kjo ditë është pasqyra jonë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha tha se ndjen turp për...
-
Haxhiu del në mbrojtje të Gërvallës e Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekaj: Çfarë faji kanë ministrat?
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dalë në mbrojtje të mini...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Nuk mjaftojnë raportet që përfundojnë në sirtar, kërkohen masa ndaj atyre që shkelën detyrën
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë t...
-
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Arlinda Zekajn
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, që po mbahet për rastin e vrasjes mizore...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Fjalët e saj sot tingëllojnë si paralajmërim tragjik që nuk arritëm ta parandalonim
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur për vrasjen e Arli...
-
Macron paralajmëron: E shtuna e ardhshme mbetet “ditë me rrezik të lartë” nga protestat
Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi të hënën se e shtuna e ardhsh...
-
Gjyqtari e lejoi dhunuesin të jetojë në një shtëpi me viktimën, ia ndaloi t’i afrohej në distancë dy metrash në shtëpinë ku jetonin
Migjen Kastrati, gjyqtar i Gjykatës Themelore në Pejë, kishte marrë një vendi...
-
Prokuroria në Pejë: Janë iniciuar hetime ndaj zyrtarëve të përmendur në parashtresën e Arlinda Zekajt
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, bën të ditur se, j...
-
Presidentja ua përcjell kryeparlamentares dhe deputetëve vendimin për kthimin e Ligjit të Speciales në Kuvend
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ia ka kthyer Kuvendit për rishqy...
-
Njeriu i tij rrëfen momentin kur Vuçiq mori vesh se kishte humbur zgjedhjet në Serbi
Presidenti i Partisë Progresive Serbe, Milosh Vuçeviq, ka komentuar humbjen z...
-
“Jepni dorëheqje”, Çitaku: Si Arlinda, edhe unë uroj që të mos mund të flini më natën!
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar për së ...































