Posta e Kosovës pranon 10 motoçikleta nga Posta turke
Autori: Gazeta inFokus 12:55 | 28 June 2018
Posta e Kosovës ka pranuar sot nga Posta Turke një donacion prej 10 motoçikletave, në vlerë 18 mijë dollarë.
Me ketë rast është organizuar një ceremoni në të cilën kanë marrë pjesë një delegacion i Postës Turke i udhëhequr nga zëvendësdrejtori Osman Çetinkaya, ambasadorja turke Kivilcim Kiliç, zëvendësministri i MZHE-së Usmen Baldzi si dhe zyrtarë tjerë nga të dy administratat postare.
Kryeshefi i Postës së Kosovës Sejdi Hoxha ka shprehur falënderim për këtë donacion që është rezultat i bashkëpunimit të ndërsjellë disavjeçar dhe marrëveshjeve të lidhura për fusha të ndryshme bashkëpunimi.
“Ky donacion do të ndikoj direkt që shërbimi ynë postar të kryhet me efikasitet edhe më të madh si dhe në përmirësimin e kushteve të punës për postierët tanë, që është prioriteti ynë i vazhdueshëm”, ka thënë ai.
Hoxha ka theksuar se bashkëpunimi i Postës së Kosovës me Postën Turke dhe administratat postare të vendeve të tjera do të zhvillohet dhe zgjerohet edhe më tej.
Në fjalimin e tij, donatori përkatësisht Zv.drejtori i PTT-së, Osman Çetinkaya u shprehi mirënjohje menaxhmentit të PK-së për pritjen madhështore me organizim ceremonial me rastin e përurimit të motoçikletave, ndërsa u shpre i gatshëm që të vazhdoi edhe në të ardhmen me projekte të ndryshme ta mbështes Postën e Kosovës.
Zv.Ministri i MZHE-së në Kosovë, Usmen Baldzi në fjalimin e tij i përshendeti dhe i uroj për bashkëpunim të dy postave shtetërore, Të Kosovës dhe asaj të Turqisë, si dhe u shpreh i kënaqur për këtë donacion.
Ambasadorja turke në Republikën e Kosovës, Kivilcim Kiliç, tha se ndjehet shumë e lumtur që të dy vendet tona, Turqia dhe Kosova kanë bashkëpunim të shkëlqyeshëm ndër vete, ndërsa uroi për bashkëpunimin e dy administrative postare të të dyja vendeve për shkëmbimin profesional për shërbime cilësore për qytetarët. Ajo uroi Postën e Kosovës për donacionin që e mori nga Posta Turke, si dhe u shpreh optimiste për vazhdimin e këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen.
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...