Lajme

Biblioteka Kombëtare ne gjendje emergjente pasi shkatërrohen 12 mijë libra

Autori: Gazeta inFokus 15:58 | 26 June 2018

Që prej 23 qershorit Biblioteka Kombëtare, institucioni më i madh në vend dedikuar librit, ka shpallur gjendjen e emergjencës.

Shirat e fundjavës që lamë pas, kanë dëmtuar 12 mijë njësi bibliotekare, kryesisht tekste shkollore, por edhe botime te 15 viteve te fundit. Deri ne datën 30 qershor, Biblioteka Kombëtare do të qëndrojë e mbyllur, duke mos ofruar asnjë shërbim për qytetaret.”

“Erdha si zakonisht për te shfletuar, për te studiuar, pasi jam anëtar i Bibliotekës Kombëtare që nga viti ’99. Unë sot erdha për të shfletuar gazetat dhe për të parë çfarë ka ndodhur pasi dëgjova në lajmet e mëngjesit e thashë ta shoh vetë. Nise do ishte e hapur, do shfletoja edhe shtypin e ditës”, shprehen disa qytetarë që frekuentojnë Bibliotekën Kombëtare për të lexuar.

-Advertisement-

Drejtuesja e Bibliotekës në një bisede telefonike për emisionin Wake Up ngriti zërin për një Bibliotekë të Re.

“Ka ardhur koha që Biblioteka Kombëtare të zhvendoset në një ndërtesë të re, të konceptuar në mënyrë moderne posaçërisht për një Bibliotekë Kombëtare”, u shpreh Persida Asllani, Drejtore e Bibliotekës

Asllani tha gjithashtu se demet ne libra nuk janë të konsiderueshme. “Nuk flasim dot per libra per të lagur, janë dëmtuar në 2-3 cm të tyre”, shprehet ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera