Për serbët, Zvicra nuk është neutrale
Autori: Gazeta inFokus 08:21 | 25 June 2018
Tifozët nacionalistë serbë të futbollit shpresonin të rikthenin krenarinë e tyre kombëtare duke mposhtur ekipin zviceran të udhëhequr nga yjet kosovarë. Në vend të kësaj, Xherdan Shaqiri, i lindur në Kosovë, u dha atyre një humbje poshtëruese.
Kështu e fillon artikullin revista prestigjioze Foreign Policy dedikuar për marrëdhënien e Serbisë me Kosovën dhe ndeshjen e së premtes mbrëma.
Për shumicën e tifozëve të Kupës së Botës, ishte e lehtë të humbasin rëndësinë e ndeshjes të së premtes mes Serbisë dhe Zvicrës. Në shikim të parë, nuk u duk veçanërisht e rëndësishme, por kjo ishte padyshim ndeshja më e politizuar e tërë Kupës së Botës.
Tre startuesit e Zvicrës – Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka dhe Valon Behrami – janë me origjinë shqiptare nga Kosova. I katërti, Blerim Xhemaili, i lindur nga prindërit shqiptarë në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë. Për shumë persona në Serbi, kjo nuk ishte një ndeshje futbolli kundër ekipit kombëtar të Zvicrës – kjo ishte një betejë e nxitur nga urrejtjet.
Më 17 shkurt të 2008-ës, Kosova shpalli në mënyrë të njëanshme pavarësinë nga Serbia, nëntë vjet pas një fushate bombarduese të udhëhequr nga NATO që i dha fund luftërave në Jugosllavi, shkruan Foreing Policy, transmeton Koha.net. Por, ndërsa populli serb kishte arritur të kuptonte se janë në fund të humbjes së konfliktit të gjatë që do ta shpartallonte Jugosllavinë, humbja e Kosovës ndihej si një fyerje e patolerueshme ndaj ndjenjës kolektive të vendit [Serbisë].
Atë natë në Beograd, një turmë njerëzish u mblodh para ambasadës së SHBA për të shprehur zemërimin e tyre. Protestat dhe brohoritjet “Kosova është Serbi” shpërthyen në dhunë ndërsa turma e njerëzve sulmoi Ambasadën dhe e vuri në flakë. Që atëherë, çështja e Kosovës është bërë tema e vetme më e diskutueshme në politikën serbe.
Provinca me shumicë shqiptare e Kosovës ka qenë pjesë e shtetit serb në forma të ndryshme që nga mesjeta, shkruan FP. Sipas mitologjisë nacionaliste, Kosova është djepi i identitetit dhe kulturës kombëtare serbe. Është shtëpi e shumë manastireve të lashta ortodokse dhe vendi i Betejës së Kosovë e vitit 1389, ku Car Lazar ka vdekur në një përpjekje për të penguar pushtimin osman. Kjo betejë, për shumë nacionalistë serbë, është ngjarja përcaktuese në historinë e Serbisë.
Përplasja mes Krishterimit dhe Islamit mbolli farat e tensioneve fetare dhe etnike të cilat kanë drejtuar politikën e Ballkanit për tre dekadat e fundit, dhe rrënjët e dy luftërave – të Bosnjës dhe Kosovës, mund të gjurmohen në atë ditë fatale në qershor para më shumë se 600 vjet, transmeton Koha.net. Në mënyrë simbolike, ish-udhëheqësi i Serbisë, Sllobodan Millosheviq zgjodhi Fushë Kosovën – vendi ku u zhvilluar beteja e vitit 1389 – si vendin për një fjalim famëkeq të vitit 1989 në të cilin ai e pozicionoi veten si kampion i popullit serb në Jugosllavinë e Marshall Titos, duke shfrytëzuar pasionet nacionaliste që filluan filluar të vlojnë në rajon dhe që do të çonin në një seri të luftërave gjenocidale gjatë viteve ’90-a.
Edhe pse shumë serbë nuk kanë hyrë kurrë në Kosovë, qëndrimi i rajonit ndaj folklorit kombëtar serb nxit një ndjenjë të thellë të lidhje emocionale, prandaj shumë serbë e konsiderojnë pavarësinë e Kosovës si katastrofë kombëtare, përcjell Koha.net. Karrierat politike janë bërë dhe thyer nga çështja e Kosovës; për të përkrahur çdo lloj kompromisi ose pajtimi me Prishtinën përbën vetëvrasje elektorale. Madje edhe presidenti i gjithëpushtetshëm, despotik i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duhet të ketë shumë kujdes me çështjen e Kosovës, në mënyrë të qetë duke normalizuar marrëdhëniet me provincën e shkëputur ndërsa mban bazën e tij konservatore të ashpër në anën e tij.
Në një mjedis të tillë politik, çështja e Kosovës është një mënyrë e lehtë për të fituar pikë, dhe politikanët serbë e kanë të pamundur t’i rezistojnë kësaj. Vetëm disa ditë para ndeshjes të së premtes mbrëma, ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, mbajti një konferencë shtypi me homologun e tij nga Liberia, duke e shfrytëzuar si “mundësi për të korrë frutat e varura”, kur e përshkroi fitoren në ndeshjen e Serbisë kundër Kosta Rikës si “akt i ëmbël hakmarrës”, transmeton Koha.net. Jashtë Serbisë, është pak i njohur fakti se Kosta Rika ishte ndër vendet e para në botë që njohën pavarësinë e Kosovës. Kjo mospërfillje e tmerrshme e mashtrimeve politike papritmas shndërroi fitoren e pabesueshme të Serbisë në 1-0 kundër një kombi të largët të Amerikës Qendrore në një triumf historik kundër nënshtrimit të huaj.
Zemërimi i vazhdueshëm ndaj bashkësisë ndërkombëtare e dëmton mbështetjen për Bashkimin Evropian dhe i kthen shumë serbë gjithnjë e më me vendosmëri drejt Rusisë, një vend me të cilin Serbia gëzon lidhje të gjata diplomatike dhe lidhje të thella kulturore. Kjo u përforcua nga shikimi i tifozëve serbë dhe rusë që u bashkuan në Kaliningrad të premten në mbrëmje, ku kënduan “Rusia, Serbia, Vëllezër, Gjithmonë” në unitet ndërsa ata shkuan në stadium.
Sporti ndonjëherë përshkruhet si “vazhdim i politikës me mjete të tjera” dhe askund nuk është më evidente se sa në Serbi. Brohoritjet “Kosova është zemra e Serbisë” janë një tipar i pashmangshëm i ndeshjeve të klubeve dhe të ndërkombëtarëve në vend. Kur gjiganti i Beogradit, Partizani, u takua me kampionin shqiptar “Skënderbeu” nga Korça në një ndeshje të Ligës së Europës vjeshtën e kaluar, tifozët e ashpër të Partizanit shfrytëzuan rastin duke zbuluar një flamur gjigant që mbante imazhin e martirit serb të shekullit të XIV, Car Lazar. Simbolizmi ishte i dyfishtë: mishëronte lidhjen e lashtë të Serbisë me Kosovën dhe shprehu pikëpamjen e përbashkët se anëtarët e shumicës shqiptare të rajonit janë agresorë të huaj, ashtu si osmanët që vranë Car Lazarin në 1389-ën.
Në tetor të vitit 2014, një ndeshje kualifikuese për Kampionatin Europian midis Serbisë dhe Shqipërisë shpërtheu në një trazirë kur një dron që mbante një hartë të Shqipërisë Etnike, e cila përfshinte pjesën më të madhe të Serbisë jugore dhe Malit të Zi fqinj, fluturoi në stadium në Beograd, duke ndërprerë ndeshjen pasi fluturoi mbi fushë.
Kur lojtari serb Stefan Mitroviq u përpoq të largonte flamurin në mënyrë që ndeshja të mund të vazhdonte, Andi Lila dhe Taulant Xhaka, vëllai më i madh i mesfushorit të Zvicrës, Granit Xhaka, ia rrëmbyen me forcë flamurin nga duart Mitroviqit. Kjo shkaktoi një përleshje masive midis lojtarëve nga të dyja kombëtaret dhe nxiti tifozët serbë, shumë prej të cilëve brohorisnin “vrisni, vrisni, vrisni shqiptarët” gjatë gjithë natës, për të pushtuar fushën dhe sulmuar lojtarët e ekipit kundërshtar . Ndeshja është ndërprerë përfundimisht dhe në dalje të fushës kanë krijuar një mburojë në mënyrë që lojtarët e ekipit të kombëtares shqiptare të mund të largoheshin drejt dhomave të zhveshjes, por në drejtim të tyre kishte një breshëri e ulëseve dhe objekteve të tjera që vinin nga tribunat.
Duke pasur parasysh precedentët e kohëve të fundit, politizimi i ndeshjes së Serbisë kundër Zvicrës ishte i pashmangshëm. Kur është mësuar në dhjetor ndeshja në grup, Xherdan Shaqiri pati shkruar në Instagram: “Hmm më pëlqen ky short!”. Ishte një koment mjaft joarmiqësor, por Shaqiri, familja e të cilit u largua nga Jugosllavia si refugjatë në vitin 1992, është një patriot i zhurmshëm i cili merr në fushë këpucët e zbukuruar me flamur të Zvicrës dhe të Kosovës. Ky gjë nga ai në Serbi u perceptua si një akt provokimi – hapja e një Beteje të re të Kosovës e bazuar në futboll.
Më herët gjatë këtij muaji, sulmuesi serb i Newcastle United, Aleksandar Mitroviq, shfrytëzoi një intervistë me një transmetues lokal sportiv për të hedhur zjarr: “Ata [lojtarët] të gjithë flasin për atë flamur, por pastaj refuzojnë thirrjet për të luajtur për kombëtaret e tyre. Kjo thotë shumë për ta”, tha ai, transmeton Koha.net shkrimin e Foreign Policy. “Nëse ata e duan Kosovën aq shumë, pse luajnë në ngjyrat e një vendi tjetër?”. Madje, edhe djali i presidentit serb, Danilo Vuçiq, është parë në ndeshjen hapëse të Serbisë kundër Kosta Rikës së bashku me një numër të huliganëve famëkeq të Partizanit të cilët janë të njohur për lidhje me krimin e organizuar. Vuçiq i riu dhe shokët e tij kishin të veshur bluza në të cilat ishte e vizatuar harta e Kosovës me mbishkrimin “Jo Dorëzim”.
Në ndeshjen midis Serbisë dhe Zvicrës u zhvillua të premten në mbrëmje, Mitroviq e shënoi golin e parë për Serbinë me një goditje të fuqishme në minutën e pestë dhe më vonë iu mohua një penallti e qartë pasi është ndalë nga mbrojtësit zviceranë. Serbia ka dominuar në pjesën e parë të lojës. Një turmë e zhurmshme brohoriste për Serbinë drejt fitores, ndërsa me yjet kosovarë të Zvicrës abuzonin, duke i bërë “yy” sa herë që preknin topin ose u shfaqeshin në ekranet e stadiumit. Në gjysmën e dytë, vala filloi të kthehej.
Në minutën e 52-të, Xhaka, i biri i një të burgosuri politik i cili u largua nga Kosova pasi u burgos për përfshirjen e tij në protesta të pavarësisë, sulmoi me një goditje të pandalshme në qoshen e poshtme të portës së Serbisë. Ndërsa festonte, ai ngriti duart drejt gjoksit të tij dhe bëri simbolin e shqiponjën dy krenare të flamurit shqiptar – i drejtuar kah mbështetësit serbë të cilët i bën “yy” gjatë gjithë lojës. Pastaj, në minutën e fundit të lojës, Shaqiri, i lindur në Kosovë, theu mbrojtjen serbe dhe “rrëshqiti” golin fitues në mes të këmbëve të portierit serb, Vladimir Stojkoviq. Të gjithë janë habitur dhe, ndërsa u largua me gëzim, Shaqiri hoqi fanellën e tij duke e bërë të njëjtën gjest sikurse Xhaka, shqiponjë me duart e tij para tifozëve të heshtur të Serbisë. (Serbia është ankuar zyrtarisht për gjestet e lojtarëve zviceranë dhe tani FIFA po i heton, së bashku me mesazhe politike sulmuese që u atribuohen trajnerit dhe tifozëve të Serbisë.)
Arsyeja pse një ndeshje kundër një numri të vogël të lojtarëve zviceranë-kosovarë mori një rëndësi aq të madhe në Serbi, është për shkak se ajo paraqiste një mundësi të rrallë për të rimarrë një copë krenarie kombëtare të humbur. Politikanët lokalë mund të dëshirojnë të pretendojnë se nuk e kanë pranuar humbjen për çështjen e Kosovës, pasi ata refuzojnë të njohin pavarësinë e saj, por fakti është se Serbia mund të vonojë pranimin e këtij realiteti politik; Beogradi është i pafuqishëm ta kthejë atë.
Kosova tani është një shtet në veti, ndërsa Serbia është pakësuar. Por, në vend se të pajtohen me këtë status quo të ri, Serbia ka zgjedhur të strehohet në mitologji, duke u kthyer kah e kaluara sepse e ardhmja i duket aq e pashpresë.
Të tjera
-
42 aksidente trafiku, u regjistruan dje
42 aksidente trafiku, janë evidentuar të enjten. 10 nga to janë me të lënd...
-
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shumë kohë
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka mbajtur tryezë diskutimi lidhur me katër...
-
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equipe thotë se situata është komplekse
Kylian Mbappe nuk ishte pjesë e Kombëtares së Francës për ndeshjet me Izraeli...
-
KRU “Prishtina” njofton se të shtunën nuk do të ketë ujë në disa vende
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se do të ketë ndërp...
-
Policia shqiptoi 1.880 gjoba trafiku për 24 orë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar...
-
Deponohen rreth 500 euro të falsifikuara në një bankë në Prizren, policia nis hetimet
Një zyrtar banke në Prizren, ka raportuar në polici se një person ka deponuar...
-
BitCoin në nivel rekord. Ja me sa dollarë këmbehet ajo
Bitcoin shënon nivele rekord të rritjes që prej zgjedhjes së Donald Trump si ...
-
Kosova mëson sot kundërshtarin për ndeshjen ‘play-off’ në Ligën e Kombeve
Sot (e premte), 22 nëntor, do të hidhet shorti për ndeshjet e ‘play-off’it në...
-
Gjendet pa ndjenja një person në Gjilan, vdes në Emergjencë- Policia nis hetimet
Një person ka informuar policinë se të enjten rreth orës 14:00, është gjetur ...
-
Rusia sulmoi Ukrainën me raketë balistike ndërkontinentale, NATO: Nuk do ‘frenojmë’ mbështetjen ndaj Kievit
Përdorimi nga Rusia i një lloji të ri rakete balistike kundër Ukrainës dje as...
-
Plạgosja në Vranjevc, Policia tregon çka gjeti në vendngjarje – të plagosurve që po trajtohen në QKUK u caktohet masa e ndalimit për 48 orë
Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me plagosjen që ndodhi dje në lagjen...
-
Aliu për autostradën Prishtinë-Gjilan: Ka pasur shumë befasi për shkak të shembjeve të dheut dhe shpronësimeve
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu,...