Sa para po shpenzojnë kosovarët për vetura luksi?
Autori: Agnesa Çitaku 13:59 | 20 June 2018
Kosova shumë shpejt do të humb “primatin” e posedimit të veturave Golf 2.
Madje ajo nuk do të njihet më as për vetura të tjera të vjetra sepse të gjitha që janë prodhuar mbi 10 vite do të mbesin pakicë.
E këto ndryshime u bënë nga 1 janari i 2018-ës kur edhe hyri në fuqi ligji që ndalon importin e vetura më të vjetra se 10 vite dhe që nuk plotësojnë standardin “EURO 4” për normat e shkarkimeve në ajër, kufizim ky i përcaktuar me ligjin për automjete, shkruan GazetaFokus.
Sipas të dhënëve të doganës së Kosovës është rritur numri i veturave të reja që Kosova ka importuar. Sipas këtyre të dhënave në pesë muajt e parë të këtij viti janar-maj janë importuar 350 automjete të reja më shumë sesa periudhën e njëjtë e vitit te kaluar.
“Sa i përket te rejave kemi rritje 350 copë automjete apo për 30 % sepse vitin e kaluar kishim 1100 cope te importuar kurse ketë viti kemi 1450 cope.”, ka thënë zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci për Gazetën Fokus.
Por sipas të dhënave nga dogana ka rënë importi i përgjithshëm i veturave për rreth 35%.
“Gjatë këtij viti importi deri në fund të muajit maj është 6794 automjete që paraqet rënie me vitin e kaluar me rreth 35% pasi vitin e kaluar kishim import prej 10853 automjete për periudhën e njëjte”, ka thënë Stavileci.
E vlera e veturave të importuara gjatë katër muajve të parë të këtij viti është mbi 52 milionë.
Kështu për doganë, akcizë e TVSH, kosovarët kanë paguan mbi 15 milionë euro.
Fundi i vitit 2017 shënoj rekord në importin e veturave në Kosovë. Mesatarisht brenda një dite importoheshin rreth 100 vetura.
Gazeta Fokus në dhjetor te vitit të kaluar kishte raportuar për vlerën e veturave të importuara në Kosovë.
Lexo edhe: Kosova e varfër me mbi 1.4 miliardë euro vetura
Sipas këtyre të dhënave nga janari i 2009-ës deri në dhjetor të 2018-ës janë zhdoganuar 182.842 vetura vlera e të cilave kalon shifrën prej 1 miliardë euro ose saktësisht 1.4 miliardë euro.
Vlera që kanë paguar qytetarët në emër të taksës doganore është 90,6 milionë euro, në emër të Akcizës kanë paguar 126.9 milion euro dhe TVSH për këto vetura të importuara qytetarët kanë paguar hiq me pak se 196,5 milionë euro.
Zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci pati thënë për Gazetën Fokus së statistikat nga viti 2019 tregojnë se ka një import mesatar vjetor prej 20 mijë automjetesh në vit, derisa ky vit ka rritur një rekord në importin e automjeteve ku ka kaluar shifrën prej 30 mijë.
“Kjo rritje e importit të veturave këtë vit ka ndodhur për arsye se nga 1 janari 2018 nuk do të mund të zhdoganohen automjetet më të vjetra se 10 vite”, ka thënë për GazetënFokus zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci.
Importi i veturave të vjetra u konsiderua si njëri nga shkaktarët kryesorë të ndotjes së ajrit në Kosovë. E kjo pasi në vitin 2015, në bazë të një udhëzimi administrativ të Qeverisë së Kosovës ishin hequr kufizimet për importin e veturave, por kërkohej që ato t’i përmbushnin kërkesat mjedisore për emetim të gazrave, sipas standardeve të Bashkimit Evropian.
Por në janar të 2018-ës filloj aplikimi i ligjit për që ndalon importin e vetura më të vjetra se 10 vite dhe që nuk plotësojnë standardin EURO 4 për normat e shkarkimeve në ajër, kufizim ky i përcaktuar me ligjin për automjete.
Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) në vitin 2017 në Kosovë janë regjistruara 334,440 mjete motorike dhe jomotorike, ku prej tyre 18,559 janë vetura nën 3.5 ton, ose 4.64 për qind më shumë sesa në vitin 2016, në këtë vit ishin regjistruar 260,291 vetura.(Agnesa Çitaku)/GazetaFokus
Të tjera
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...
-
“Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mund të lirohen nga paraburgimi pas disa muajve”
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Seli...
-
Haziri takim me qytetarët: Gjilani e Anamorava janë kryengritë për ndyshim, LDK, besë dhe shpresë për Kosovën
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan Lutfi Haziri, ka...
-
Bedri Hamza iu premton rahovecasve lidhje të kësaj komune me Autostradë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza,...
-
KFOR-i thotë se situata përgjatë kufirit Kosovë-Serbi është e qetë
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka demantuar as konfirmua...
-
Përurohet QKMF-ja në Mamushë, Kurti: Do të vazhdojmë të investojmë në infrastrukturën shëndetësore
Sot është bërë përurimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në M...
-
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Autoritetet e Kosovës ia kanë refuzuar kërkesën për azil Sitora Atomamado...
-
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri nga ta lëndohet nga mjeti i mprehtë
Një përleshja ka ndodhur sot në sheshin ‘Adem Jashari” në Skenderaj, ku d...
-
Erëra të forta e shi orët në vijim, komuna e Prishtinës paralajmëron qytetarët: Reduktoni lëvizjet
Komuna e Prishtinës ka dalë me një paralajmërim për orët në vijim për shkak t...
-
Fitoi me çmim më të lartë prej 300 mijë eurove, Bulliqi e shpërblen me tender milionësh biznesmenin e afërt me VV-në
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, e ka shpërblyer edhe njëhe...