ATK i reagon Milaim Zekës
Autori: Gazeta inFokus
11:48 | 20 Qershor 2018
Administrata Tatimore e Kosovës i ka reaguar deputetit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nisma-së, Milaim Zekës për deklaratën e djeshme të tij lidhur me rimbursimin e TVSh-së për tatimpaguesit.
Në reagimin e ATK-së thuhet se për rimburësim përdoret sistemi elektronik EDI përmes së cilit ofrohen lehtësirat dhe shkurtim të kohës për tatimpaguesit, shkruan GazetaFokus.
Më tej në këtë reagim u bëhet thirrje qytetarëve të lajmërojnë çdo sjellje jo korrekte të zyrtarëve tatimor.
Më poshtë mund të gjeni të plotë reagimin e ATK-së:
“Administrata Tatimore e Kosovës e ka parë të arsyeshme të reagoj ndaj deklaratës së deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës Milaim Zeka, i cili në seancën e ditës së djeshme të kuvendit ka folur lidhur me rimbursimin e TVSh-së për tatimpaguesit. Administrata Tatimore e Kosovës njofton opinionin e gjerë se kërkesat për rimbursim të TVSH-së, çdo herë trajtohen në mënyrë profesionale dhe brenda afateve ligjore. Lidhur me mënyrën se rimbursimit, ne ju njoftojmë ATK përmes sistemit elektronik EDI ka krijuar modulin e ri të rimbursimit, i cili ka për qëllim menaxhimin e kërkesave për rimbursim të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, Tatimit në të Ardhurat Personale, si dhe Tatimit në të Ardhurat në Korporata të cilat pranohen në mënyrë elektronike, me deklaratën tatimore të tatimpaguesit dhe ofron lehtësi për tatimpaguesit, shkurtim të kohës dhe zvogëlim të shpenzimeve për tatimpaguesin, si dhe kursim të resurseve njerëzore në ATK. E tërë kjo është bërë me qellim të minimizohet subjektivizmi i zyrtarëve tatimore, me rastin e trajtimit të kërkesave për rimbursim të tatimpaguesve. ATK i bënë thirrje të gjithë tatimpaguesve të cilët kanë informacione, se me rastin e kërkesave të tyre për rimbursim janë ballafaquar me çfarë do lloj sjellje, të cilat nuk janë në harmoni me kodin e etikës së zyrtarëve tatimore dhe ligjeve në fuqi, ti lajmërojnë në organet kompetente. Po ashtu, bëjmë thirrje organeve të ndjekjes që të hetojnë çfarë do shkelje ligjore apo përfitimeve që mund të jetë bërë në këtë proces.”, thuhet në reagimin e ATK-së.
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Nisma, Milaim Zeka gjatë seancës të së martës së Kuvendit të Kosovës ka thënë se ATK-ja është pistë e krimit dhe e plaçkitjes së ndërmarrjeve të vogla e të mesme,
“Ajo që i ka shkatërruar biznesin në Kosovë e sidomos sipërmarrjet e vogla dhe të mesme që duhet të jenë fundament i ndërtimit ekonomik të Kosovës është TVSh-ja në kufi, po jo vetëm TVSh-ja që e ka shkatërruar ekonominë, po tani është një kancer numër 2, rimbursimi i TVSh-së. ATK-ja e Kosovës është pistë e krimit, e plaçkitjes të ndërmarrjeve të vogla, të mesme, të vogla të gjitha ndërmarrjeve që janë në Kosovë sepse unë kam informacione prej dhjetëra biznesmenëve të cilët nuk e kanë guximin me thanë publikisht plaçkitjen që ua bën ATK-ja me rastin e rimbursimit. Në qoftë se supozojmë se duhet të rimbursohet një ndërmarrje e mesme me 1 milion euro nga TVSh-ja ata plaçkitës në ATK ju lypin deri në 20%”, ka thënë Zeka./GazetaFokus

T� tjera
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...
-
A e pa djali i Arlinda Zekajt ngjarjen? – flasin nga Prokuroria e Pejës
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, gjatë një konfere...
-
“QIKA” realizon aksion para Qeverisë, shkallët lyhen me ngjyrë të “gjakut”
Organizata “QIKA” ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë...
-
Avokatja e Arlinda Zekajt: Prokurorja i tha “kuptona, shko te baba”
Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Pr...
-
Avokatja e Arlindës: Kishte vetëm një kërkesë, bashkimin me djalin – qëndroi në shtëpi pavarësisht rrezikut
Adelina Hoxha, avokatja e Arlinda Zekajt në emisionin “Kosova Today” ka folur...
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
































