Lajme

Femra, drogë dhe jeta e luksit e tre shqiptarëve të arratisur nga burgu i Athinës

Autori: Gazeta inFokus 09:17 | 20 June 2018

Me këto fjalë e përditshmja greke “Protothema” përshkruan 3 shqiptarët e arratisur mëngjesine së martës nga një prej paraburgimeve të Athinës. Ata prenë hekurat e dritares së katit të dytë dhe u hodhën nga 10 metra lartësi.

Policia thotë se është vënë në ndjekje të shqiptarëve të cilët akuzohen për të paktën 72 vjedhje në Athinë. Autoritetet kishin punuar për një kohë të gjatë për t’i vendosur ata në pranga më 19 mars të këtij viti. Gjatë kontrolleve të banesave u gjetën sende të shumta të vjedhura, telefonë, aparate fotografikë, orë të shtrenjta, bixhuteri si dhe 120 kg hashash.

“Nga profilet e tyre në rrjetet sociale “Protothema” shkruan se ata janë “të guximshëm dhe sfidues të ligjit duke ekspozuar flamuj shqiptarë, kallashnikovë, drogë dhe jetë e shtrenjtë”.

-Advertisement-

Anëtarët e kësaj bande kishin një dobësi të veçantë për femrat e bukura, të cilave u dhuronin “një pjesë të gjahut” si parfume, bizhuteri dhe rroba të shtrenjta. Emrat e shqiptarëve nuk bëhen ende të ditur për arsye hetimi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera