ZYRTARE: Alen Jasharoski transferohet te FC Prishtina
Autori: Gazeta inFokus 16:36 | 14 June 2018
Prishtina ka arritur akordin për kontratë një vjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër me sulmuesin e nacionalitetit boshnjak/musliman nga Maqedonia, Alen Jasharoski, shkruan infokusi.
26 vjeçari i lindur më 6 nëntor 1991 në Shkup, së fundi ka luajtur në edicionin e sapo përfunduar në skuadrën e madhe shqiptare nga Maqedonia, FC Shkupi me të cilën ka siguruar pjesëmarrjen në Evropa Ligë. I gjatë 186 cm, sulmuesi i qendrës dhe i krahut, me Shkupin në edicionin 2017/18 ka zhvilluar 35 ndeshje, ka shënuar 13 gola dhe ka regjistruar 5 asistime.
Jasharoski më herët ka luajtur edhe për skuadrat tjera maqedonase, Horizont Turnovo, Rabotniçki, FK Skopje, Euromilk Gorno Lisice dhe para Shkupit në Makedonija Gjorgje Petrov – më këtë fundit para se të kalonte në FC Shkupi, në sezonin 2016/17, nga 32 ndeshje i kishte shënuar 12 gola.
“E di që Prishtina është klub i madh dhe ka luajtur në ligën e fortë të atëhershme të Jugosllavisë. E di që ka tifozë të zjarrtë dhe për mua Prishtina është klubi më i madh në Kosovë dhe kjo më ka tërhequr më së shumti që të jem pjesë e Prishtinës. Pres që me skuadrën të shkojmë sa më lartë në Kupat e Evropës, ndërsa të jemi kampion dhe të synojmë Kupën në Kosovë. Ardhja nga një klub i madh siç është Shkupi në Maqedoni, do të më ndihmoj që sa më lehtë të përshtatem me klubin e ri dhe të ambientohem me qytetin e Prishtinës”, ka thënë sulmuesi i ri i skuadrës, Alen Jasharoski.
Jasharoski do t’i bashkohet skuadrës të shtunën në përgatitjet e Banjës së Pejës. /infokusi.com
Të tjera
-
Tërmet në Turqi
Turqia është goditur sot nga një tërmet. Raportohet se fuqia e dridhjes is...
-
Tahiri i PDK-së: Vetëm ushqimi e dallonte darkën me Kurtin dhe punën që zakonisht e bëjmë në Kuvend
Dy orë do të zgjaste takimi mes dy kundërshtarëve politikë, Albin Kurtit e Me...
-
Osmani për rezolutën e Srebrenicës: Mohimi i gjeno*idit nuk do ta hapë kurrë rrugën drejt paqes
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka reaguar ndaj rezolutës së OKB-së që e ...
-
Katër të dyshuar mashtruan një person, ia morën 90 mijë euro
Policia ka bastisur dy lokacione, një në Prishtinë dhe një në Gjakovë, pasi d...
-
Vuçiqit iu kërkua ta heqë flamurin serb pasi u mbështoll me të, refuzoi: Askush s’ma merr atë
Gjatë dhe pas votimit të rezolutës për Srebrenicën, presidenti i Serbisë, Ale...
-
LDK: Votimi i rezolutës për gjeno*idin në Srebrenicë në OKB, është vulë për k*imet e Serbisë
Lidhja Demokratike e Kosovës, ka reaguar ndaj miratimit të rezolutës për Sreb...
-
Vuçiqi bën filma pasi kaloi rezoluta mbi gjenocidin në Srebrenicë, mbështillet me flamurin serb
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, sot është munduar që të ofrojë argume...
-
Njihuni me 12 vjeçarin nga Suhareka, i cili kujdeset çdo ditë për dhitë e tij- “Kam shumë qef me i ndihmu familjes”
Në fshatin Duhël të Komunës së Suharekës, jeton 12 vjecari Bislim Graishta, i...
-
Kosova anëtarësohet në Këshillin Evropian për Mjekësi Ligjore
Ministrja e Drejtësisë ka bërë të ditur se Kosova është pranuar pranuar në Kë...
-
Miratohet rezoluta, OKB njeh gjeno*idin serb në Srebrenicë
Me 84 vota pro ka kaluar Rezoluta për Srebrenicën në mbledhjen e Asamblesë së...
-
Dy të lënduar në aksidentin e réndé në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në rrugën Fushë Kosovë – Prishtinë, e...
-
Rrokulliset një veturë, aksident i réndé në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në rrugën Fushë Kosovë – Prishtinë. ...