Lajme

Haradinaj: Vokrri ishte frymëzim për shumë breza

Autori: Gazeta inFokus 11:42 | 09 June 2018

Mëngjesin e së shtunës ka ndërruar jetë kryetari i Federatës të Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, shkruan GazetaFokus.

E kryeministri i Kosovës, Ramush Hradainaj përmes një postimi në facebook ka shprehu ngushëllime.

Haradinaj duke kujtuar disa nga sukseset e Vokrrit ka thënë se ai u bë frymëzim për shumë breza sportistësh kosovarë dhe ikonë e futbollit.

-Advertisement-

Më poshtë mund të gjeni të plotë postimin e Haradinaj.

“I trishtë lajmi për vdekjen e hershme të legjendës së futbollit të Kosovës, Fadil Vokrrit, i cili tërë jetën e shkriu, që t’i japë emër atdheut të tij, të cilin aq shumë e deshti dhe i qëndroi besnik deri në frymën e fundit.

Fadili ishte motivues i madh yni që na dha zemër për të dalë fitues nga të gjitha betejat!
Fadili kurdoherë ishte figura qendrore në fushën e blertë duke u sjellë bashkëqytetarëve buzëqeshje e gëzim edhe në kohërat më të rënda, kur pesha e dhunës peshonte mbi ta.

Ai u bë frymëzim për shumë breza sportistësh kosovarë dhe ikonë e futbollit, jo vetëm në hapësirat shqiptare, që nga vitet ’80, duke e fituar betejën e fundit, anëtarësimin e Kosovës në UEFA dhe FIFA.
Ngushëllime familjes Vokrri, FFK-së dhe të gjithë sportistëve. Ngushëllime Kosovë!

Dritë të pastë shpirti, Fadil!”/GazetaFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera