Lajme

Shënohet përvjetori i 204-të i Karabinierëve Italianë

Autori: Gazeta inFokus 21:52 | 05 June 2018

Trupat e Karabinierëve Italianë kanë shënuar sot përvjetorin e 204-të. Ky përvjetor u shënua edhe në Kosovë.

Me këtë rast në një ceremoni të mbajtur në bazën e komandës së KFOR-it Italian në Prishtinë, kanë folur koloneli i Karabinierëve në Kosovë, komandanti i KFOR-rit, si dhe ambasadori italian.

Koloneli i Karabinierëve, Marko Di Stefano ka thënë se karabinierët kudo në Itali dhe jashtë saj shërbejnë për drejtësi dhe siguri, e njashtu edhe në Kosovë.

-Advertisement-

 

“Trupat e Karabinierëve kanë eksperienca për secilin lloj të ngjarjeve në Itali duke kontribuar në zhvillimin shoqëror dhe moral të shtetit dhe duke shpenzuar të gjitha përpjekjet e saj për të arritur idealin e drejtësisë dhe demokracisë, brenda kufijve dhe institucioneve dhe po ashtu jashtë kufijve nacionalë. Siç mund të shihet edhe nga flamujt që valojnë në këtë shesh që është dedikuar për viktimat e sulmeve të tmerrshme në Siri, për të shprehur mirënjohjet tona për të gjithë karabinierët e rënë dhe familjaret e tyre me të cilët ndihemi të lidhur me solidaritet”, ka thënë Si Stefano.

Sipas tij shumë “shokë karabinierë kanë dhënë jetën e tyre për lirinë, dhe jo liri për dikën apo diçka, por lirinë për të bërë diçka të mirë për të tjerët dhe për gjeneratat e reja”.

Dhe për këtë arsye sipas tij karabinierët janë edhe në Kosovë tash e 19 vjet duke kontribuar në ndërtimin social të saj dhe duke bashkëpunuar me institucione dhe qytetarët duke shënuar se tani më shumë se kurrë duhet të shikohet nga e ardhmja me shpresë. Komandanti i KFOR-it, gjenerali i divizionit të ushtrisë italiane Salvatore Cuoci, anën tjetër foli për lavdinë e karabinierëve dhe rolin e tyre kudo.

“Është nder të jem para jush dhe të prezantojë karabinierët para jush. Karabinierët janë ikonë në Itali. Pothuajse kudo që shkoni do të gjeni karabinierë dhe kjo është fuqia e kësaj trupe. Ne kemi 8 mijë komuna në Itali, dhe ata [karabinierët] janë prezent në thuajse të gjithë prej tyre. Pra ata janë në të gjithë vendin dhe ushtrojnë detyrat e tyre për të garantuar drejtësinë dhe sigurinë dhe duke punuar për njerëzit përreth njerëzve Kjo është pra fuqia e karabinierëve, një polici civile por polici ushtarake po ashtu dhe ne jemi shumë krenar që kemi karabinierë edhe në forcat tona të armatosura”, ka thënë gjenerali italian.

Ndërsa ambasadori i Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi ka thënë shkurtimisht se për të si ambasador është krenari e veçantë të flas për punën e karabinierëve dhe se pajtohet me bashkëfolësit e tij. Ai iu është drejtuar trupave të karabinierëve në Kosovë me një fjalim në gjuhën italiane.

Në fund të ceremonisë për disa nga karabinierët janë ndarë mirënjohje për kontributin e tyre në situata të ndryshme të sigurisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera