Partitë në fushatë jo formale
Autori: Gazeta inFokus
18:42 | 05 Qershor 2018
Pavarësisht që zgjedhjet e fundit të parakohshme parlamentare në Kosovë janë mbajtur rreth një vjet më parë, tashmë sjelljet e partive politike dhe fjalori i tyre ngjanë në fushatë parazgjedhore joformale, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike në Kosovë.
Sipas tyre, partitë politike tashmë janë duke zhvilluar vizita në terren, janë duke u takuar me strukturat e tyre dhe kjo shpërfaqë një lloj mobilizimi të anëtarësisë së tyre. Gjithashtu, përfaqësues të partive politike, kryesisht të opozitës, në mjaft raste e kanë quajtur të dështuar qeverisjen aktuale, duke kërkuar zgjedhje të parakohshme.
Albert Krasniqi, analist nga Instituti Demokratik i Kosovës, thotë se praktikat e deritashme tregojnë se aktivitetet e tilla të partive politike, në të kaluarën, janë zhvilluar në prag të fushatave zgjedhore, për shkak se rrallëherë ka ndodhur që partitë politike të shkojnë tek elektorati për t’iu dhënë llogari atyre ose që të tentojnë që të marrin pikëpamjet e qytetarëve për politikat e caktuara.
“Po ashtu, kanë dalë edhe me slogane. E kemi parë Partinë Demokratike të Kosovës (në të kaluarën) me ‘Misionin e ri’, ‘Fillimin e ri’ dhe tash, me ‘Dekadën e re’, mirëpo këto kanë sjellë vetëm zgjedhje të reja dhe jo që ka pasur diçka tjetër risi prej këtyre iniciativave, të cilat i kanë marrë kinse të konsultimit me publikun. Kështu që edhe në mënyrën se si po organizohen, me pankarta, me slogane, me logo të partisë, më shumë i ngjasojnë retorikës dhe mënyrës së fushatës zgjedhore se sa të takimeve konsultative, me të cilat po mundohen t’i mbulojnë këto qëllime të fushatës zgjedhore”, theksoi Krasniqi.
Isuf Zejna, analist nga organizata ‘Demokraci Plus’, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thekson se disa parti politike, në fakt kanë filluar të mbajnë edhe tubime, siç i quan ai, elektorale, por kjo sjellje, sipas tij, më tepër bëhet për të dëshmuar forcën e tyre dhe për të krijuar iluzionin se ato kanë shënuar rritje në elektorat.
“Të gjitha partitë politike, në një afat të shkurtë nuk mund të ketë zgjedhje në Kosovë. Pra, rrethanat janë të tilla që e bëjnë të pamundur zhvillimin e zgjedhjeve të reja. Arsyet janë disa. Ndoshta, kryesorja mund të lidhet me dialogun, i cili duhet të zhvillohet madje shumë shpejt. Nëse ne organizojmë zgjedhje, kjo ndoshta mund të jetë edhe në interes të kundërt me atë që kemi ne, për ta përmbyllur këtë dialog shpejt. E dyta, mund të jetë edhe ngritja e aktakuzave të Gjykatës Speciale (për krime të luftës në Kosovë)”, tha Zejna.
Ai ka shtuar që pavarësisht që ende nuk dihet se kur mund të ndodhin aktakuzat e para nga Gjykata Speciale, nga spektri politik pritet që diçka e tillë të ndodhë së shpejti. Gjithashtu, sipas tij, mungesa e deritashme e një reforme në legjislacionin zgjedhor nuk shkon në favor të zgjedhjeve të reja të parakohshme.
Analisti Krasniqi, shpreh mendimin se është pak e besueshme që gjatë këtij viti mund të shkohet në zgjedhje të parakohshme. Por, megjithatë, sipas tij, secila parti politike është në rrethana dhe në pozitë të ndryshme.
“Sa e dimë, me siguri që partnerët e koalicionit nuk është se mund t’i besojnë njëri-tjetrit. Ka shumë parti politike, të cilat janë në një koalicion dhe në të njëjtën kohë janë edhe rivalë politikë dhe kështu nuk ka ndonjë mëshirë aty se mos po dëmtohet partneri i koalicionit për të shkuar në zgjedhje. Mirëpo, këto takime mund të shërbejnë edhe për qëllimin që ta testojnë vullnetin dhe përkrahjen e votueseve të tyre. Pra, janë kalkulime, të cilat ato i bëjnë para se të marrin vendime për të shkuar në zgjedhje të parakohshme ose jo”, vlerësoi Krasniqi.
Analisti Zejna vlerëson se megjithatë, partitë politike ende nuk janë të përgatitura për zgjedhje të parakohshme, por edhe nuk do t’ia mësyjnë këtyre zgjedhjeve në rast se nuk do ta marrin pëlqimin edhe të përfaqësuesve ndërkombëtarë.
“Vitin e ardhshëm, ndoshta në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm edhe mund të ndodhin zgjedhjet në Kosovë, për shkak se kemi një shumicë parlamentare tejet të dobët. Madje, mund të diskutohet nëse kemi një shumicë parlamentare ose jo nga koalicioni, i cili udhëheqë me Qeverinë. Është shumë diskutabile nëse ata i kanë 61 deputetë. Mirëpo, aktualisht, në këtë moment, pra në një afat të shkurtë, nuk besoj se do të ndodhin këto zgjedhje”, u shpreh Zejna.
Sidoqoftë, njohësit e zhvillimeve politike, kanë vlerësuar se partitë në pushtet dhe ato opozitare do të vazhdojnë ende ta mbajnë gjallë diskursin se janë të gatshme për zgjedhje. Por, sipas tyre, partitë opozitare, pavarësisht deklaratave me të cilat insistojnë për zgjedhje të parakohshme, më herët nuk kanë qenë mjaft të qarta në qëndrimin e tyre dhe kanë shpërfaqur hezitimin, për shkak se zgjedhjet e tilla, tash për tash, nuk janë të favorshme as për to.

T� tjera
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...

































