Rritet kosto e ndërtimeve dhe taksat
Autori: Gazeta inFokus
14:17 | 04 Qershor 2018
Kosto e ndërtimit i është rikthyer rritjes në tre muajt e parë të vitit, teksa ndërtuesit paralajmërojnë se kjo do të reflektohet në shtrenjtimin e mëtejshëm të apartamenteve.
Sipas INSTAT, Indeksi i kushtimit në ndërtim, që mat ecurinë e kostove të materialeve dhe pagave të kompanive ndërtuese, në tremujorin e parë 2018 arriti 103,4, me rritje 0,5 %, në krahasim me një vit më parë.
Pothuajse të gjitha grupet kanë shënuar rritje. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, vërehet se indeksi i grupit ”Shpenzime transporti” u rrit me 2,1 %, pasuar nga grupi ”Kosto të tjera” me 1,9 %, “Shpenzime për paga” me 1,7 % dhe “Shpenzime materiale” me 0,5 %. Në anën tjetër rënia më e madhe vjetore vërehet në grupin “Shpenzime makinerie” me 0,2 %.
Në tremujorin e parë 2018 ndryshimi tremujor i indeksit të kushtimit në ndërtim është 0,2 %. Krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2017, rritje ka shënuar grupi: “Kosto të tjera” me 2,0 %, dhe “Shpenzime transporti” me 1,9 %. Në anën tjetër rënia më e madhe tremujore vërehet në grupin “Shpenzime materiale” me 0,6 %, pasuar nga “Shpenzime makinerie” me 0,5 % dhe “Shpenzime për paga” me 0,2 %.
Të kontaktuar nga Monitor, ndërtuesit e konfirmuan këtë tendencë, që sipas tyre lidhet edhe me faktin që po ndërtohen apartamente më cilësore. Por ata shtuan se një tjetër element që i shtohet kostove janë dhe taksat e rritura. Taksat përbëjnë mbi 20% të kostove totale, thotë Arben Dervishi, sekretar i përgjithshëm i Shoqatës së Ndërtuesve. Ai shpreh dhe kundërshtimin për vendimin e fundit të qeverisë, që ndërtuesit 3% të sipërfaqes ta japin për banesa sociale, që do të reflektohet në çmimin final që paguajnë konsumatorët. (qeveria ka miratuar ligjin për strehimin social, ku në nenin 22 të tij përcakton se të gjithë ndërtuesit me një sipërfaqe më të madhe se 2000 metra katrorë duhet të kalojnë rreth 3% të sipërfaqes në fondin publik të banesave sociale). Sokol Kika, ndërtues, ka pohuar se kjo do të rrisë koston për ndërtimet e reja së paku me 20 euro për metër në katror, sipas zotit Kika, gjithmonë në varësi edhe të zonës ku po ndërtohet. Për të paktën 2000 metra katrorë ndërtim, një ndërtues që aplikon për leje zhvillimore duhet të vendosë në dispozicion 60 metra katrorë për banesa sociale.
Dervishi tha se ndonëse euro ka qenë më e lirë, furnitorët nuk i kanë ulur çmimet e lëndëve të para.
Por, si pritet të reflektohet rritja e kostove të ndërtimit dhe të taksave në çmimet e apartamenteve? Dervishi pohon se përveç kostove të rritura të ndërtimit, edhe rritja e taksave do të reflektohet në çmimin fundor të apartamenteve.
Hajredin Fratari, ndërtues, pohoi se ka pasur një rritje të kostove të ndërtimit nga 3-7% për materialet e ndërtimit dhe pagat e punëtore me rreth 10%. Në total rritja e kostove ka arritur nga 7-9%.
Edhe ai shton se kjo rritje e kostove do të transmetohet në çmimin e shitjes së apartameneteve, që do të paguhet nga blerësit.
Fratari tha se një dukuri e fundit e furnitorëve është që po i shesin lëndët e para me lekë, por ata po e konvertojnë euron me 140 lekë, duke ndikuar artificialisht në rritjen e çmimeve.
Çmimet e apartamenteve shënuan një rritje me 100-250 euro për metër katror në janar në disa zona kryesore në janar, si rrjedhojë e shtimit të kërkesës. Që prej asaj periudhe çmimet nuk janë luhatur më, ndërsa ndërtuesit pohojnë se ka pasur një tendencë rënëse për apartamentet që këmbehen me klering, pasi ata që i marrin në këtë mënyrë nxitojnë t’i shesin më lirë.

T� tjera
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
































