Lajme

Detaje nga shpërthimi në Fushë Kosovë ku u lënduan 4 persona (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 14:58 | 25 Maj 2018

Mesditën e sotme ka ndodhur një shpërthim në një deponi të derivateve në fshatin Miradi komuna e Fushë Kosovës, shkruan Infokusi.com.

Infokusi ka kontaktuar me Policinë e Kosovës të cilët e kanë konfirmuar rastin.

‘Rreth orës 14:00 policia ka marre informatën për një shpërthim te ndodhur ne një nga rezervuarët e një deponie të derivateve ne fshatin Miradi komuna e Fushë Kosovës’, kanë thënë nga Policia e Kosovës.

-Advertisement-

Policia ka thënë gjithashtu se katër persona janë lënduar ndërsa janë evakuar personali i deponisë.

‘Policia  me te gjitha njësite e nevojshme si dhe zjarrfikësit kane dale ne vendin e ngjarjes. Deri me tani raportohet për 4 persona të lënduar. Duke pare rrethanat ne vendin e ngjarjes si dhe mundësinë e përhapjes së rrezikut nga zjarri policia ka nisur evakuimin e personelit  nga vendngjarja   dhe varësisht  nga rrjedha mund te behet edhe evakuimi i njerëzve nga një perimetër i caktuar qe te shmangen pasojat eventuale.’, kanë thënë nga Policia e Kosovës/INFOKUSI

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy