Lajme

Këto janë pesë kërkesat e diasporës shqiptare

Autori: Gazeta inFokus 12:37 | 18 May 2018

Në Kuvendin e Kosovës, drejtori i organizatës Germin, Behar Xharra ka prezantuar kërkesat e  diasporës shqiptare, shkruan Infokusi.com.

Xharra ka thënë se  pas takimit me përfaqësuesit e diasporës kanë nxjerrë pesë kërkesa, përmirësimin e procesit të votimit jashtë vendit, mësimi plotësues i gjuhës shqipe, përfaqësimi në politik-bërje, kartoni i gjelbër si dhe angazhimi i profesionistëve të diasporës janë shumë të rëndësishme për diasporën.

Drejtori i organizatës Germin tha gjithashtu se këto kërkesa janë nxjerrë pas takimin me rreth 700 persona në 11 shtete të ndryshme.

-Advertisement-

Përfaqësuesit e diasporës shqiptare mëngjesin e sotëm janë pritur edhe nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera