Hasani: 2018-a do të jetë vit i investimeve
Autori: Gazeta inFokus 12:41 | 16 May 2018
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani në konferencën “Sektori minerar dhe resurset minerale Kosovë-Shqipëri”, ka treguar për përparësitë që i ofron Ligji për Investime Strategjike për investitorët në fushën e minierave.
Ministri ka theksuar se Kosova është në fazën më të mirë që mund të investohet, duke përmendur shumë faktor që kanë ndikuar në përmirësimin e klimës së të bërit biznes.
“Për rendësin e sektorit minerar flet organizimi i kësaj konference. Ne kemi qenë në kontakt me organizatorët e kësaj konference dhe e kemi përkrahur fuqishëm një organizim të tillë sepse mendojmë që Kosova është në fazën më të mirë për të bërë investime, e sidomos në fushën e minierave sepse Kosova ka pasuri nëntokësore që mund të shfrytëzohen”, ka thënë Hasani.
Hasani ka theksuar se janë përcaktuar 11 zona të interesit të veçantë ku mund të kërkohet për minerale, e që sipas tij, rruga më e mirë për investitorët është Ligji për Investime Strategjike.
“Falënderojmë organizatorët për këtë konferencë që e kanë bërë dhe për bashkëpunimin që e kanë ofruar në vazhdimësi, sepse kanë sjell një listë që i kanë përcaktuar 11 zona të interesit të veçantë që ne po mendojmë si ministri, sepse jemi bartëse e Komisionit për Investime Strategjike, që tanimë e kemi Ligjin për Investime Strategjike që ka krijuar lehtësira të mëdha dhe besoj që rruga më e mirë për të nisur punën investitorët në këto zona të interesit të veçante është Ligji për Investime Strategjike”, ka thënë Ministri.
Hasani ka bërë të ditur se kanë rënë dakord në Komisionin Ndërministror që të ketë edhe më shumë lehtësira për investitorët në fushën e minierave.
“Në takimin e fundit që kemi pasur në Komisionin Ndërministror që e drejtoj unë ka pasur analiza dhe kërkesa nga të gjithë investitorët në fusha të minierave dhe kemi rënë dakord që t’iu krijojmë lehtësira, ta bëjmë një rekomandim për Qeverinë e Kosovës që investitorët që mund të investojnë në këto zona, pas marrjes së statusit të investitorit strategjik, në rast se nuk ka minerale atu ku kanë bërë kërkime t’i ofrohet mundësia në një afat ligjor që të tërhiqen pa penallti”, ka shpjeguar Hasani.
Ministri Bajram Hasani ka thënë se viti 2018 do të jetë vit i investimeve, sepse sipas tij, janë krijuar të gjitha parakushtet.
“Vlen të theksohet se edhe sa i përket infrastrukturës rrugore jemi mirë, sepse janë ndërtuar autostrada dhe kjo krijon lehtësira edhe për bizneset. Të gjitha këto janë parakushte për të ardhur investitorët e huaj dhe Kosovën ta shohin një treg ideal. Presim që ky vit të jetë vit i shpresës, vit i investimeve”, ka thënë Ministri Hasani.
Të tjera
-
KFOR-i patrullon në malet e Zubin Potokut
Ushtarët letonezë, të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje të misionit KFOR...
-
Bajqinovci: Hykmetes iu paskan avullu edhe 2.5 milionë kg grurë nga rezervat shtetërore
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, MefaIL Bajqinobvi, ka thënë se tashmë nuk k...
-
Prishtinë: Ishin në kërkim, policia arreston tre të dënuar me burgim
Policia e Kosovës ka arrestuar sot tre persona të cilët ishin të dënuar më bu...
-
Rama nis konsultimin publik për mbylljen e TikTokut dhe Snapchatit
Pas ngjarjes tragjike të një jave më parë ku u vra pranë shkollës “Fan Noli” ...
-
Bedri Hamza premton të krijojë kushte që biznesmenë nga diasporë të investojnë në Kosovë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se do të krijojë k...
-
Plani i LDK-së për arsimin, Abdixhiku: Rritje e pagave për mësimdhënësit në javën e parë të qeverisjes, mësim gjithëditor…
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku e ka prezantuar pl...
-
Kurti pret në takim arkitektin kroat të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës
Kryeministri Albin Kurti bashkë me ministrin e Kulturës, Hajrulla Çekun, kanë...
-
Kjo është mosha e dy të rinjve që u arrestuan nga Serbia, Ministria jep detaje
Dy persona në Podujevë gjatë ditës së premte janë arrestuar nga autoritetet s...
-
Inaugurohet busti i heroit kombëtar Hasan Prishtina në Tropojë
Fondacioni “Hasan Prishtina”, në bashkëpunim me Bashkinë Tropojë, kanë inaugu...
-
FSK-ja përfundon ushtrimin fushor në qitje e manovra me municion lụftarak
Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës të Regjimentit të parë të këmbësoris...
-
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë
Një grua ka sjell në jetë fëmijën e saj të parë në moshën 61-vjeçare. Sipa...
-
“O paramendone Fitore Pacolli nuk flet me daj të vet”- Shokon Dimal Berisha me këtë deklaratë për Fitore Pacollin
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka qenë i ftuar në “Podcast me ...