Lajme

Punëtorët që rrallëherë pushojnë

Autori: Gazeta inFokus 09:54 | 16 May 2018

Kosova hynë në listën e vendeve me më së shumti festa zyrtare.

Në kalendarin e publikuar nga Ministria e Administratës Publike rezultojnë gjithsej 11 festa zyrtare me gjithsej 12 ditë pushimi.

Por derisa të punësuarit e sektorit publik pushojnë gjatë festave, të njëjtin fat nuk e kanë të gjithë të punësuarit në sektorin privat.

-Advertisement-

Nënkryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Atdhe Hykolli, ka thënë për Infokusin se në sektorin privat, pushimi në festat zyrtare respektohet fare pak.

”Përveç angazhimit të punëtorëve në ditë festa, shpesh punëtorët e sektorit privat punojnë edhe të dielave. Kjo është shumë shqetësuese prandaj inspektorati i punës duhet të bëjë më shumë në këtë drejtim, të punësoj më shumë inspektor dhe ta inspektoj e ta sheh gjendjen në teren’, ka thënë Hykolli.

Por shumë pak edhe raportohen shkeljet e të drejtave të punëtorëve në institucione që mbrojnë interesin e tyre.

Hykolli ka shtuar se mos raportimi vie për shkak të frikës për humbje të vendit të punës.

‘’Punëtorët e sektorit privat kanë frik nga punëmarrësit e tyre prandaj edhe nuk i raportojnë shkeljet.  Kështu numri i ankesave të raportuara është shumë i vogël. Ka vetëdijesim shumë të vogël rreth raportimit për mosrespektim të pushimit, frika e humbjes së punës me pagë mesatare i detyron këta punëtorë të heshtin dhe të punojnë në rrethana të jashtëzakonshme’, ka thënë ai.

Nënkryetari i BSPK-së, ka thënë gjithashtu për Infokusin se pushimet nuk respektohet as në rast të lehonisë.

“Pushimi në sektorin privat në përgjithësi nuk respektohet. Te pushimi i lehonisë në të shumtën e rasteve dëmtohen kontratat dhe punëtorëve nuk u lejohet të marrin pushim pasi largohen nga puna”, ka thënë ai.

Ndërsa rreth numrit të festave zyrtare në Kosovë, Hykolli ka thënë se vazhdon të mbetet i madh.

“Festat zyrtare në Kosovë duhet të përkojnë me ato të Bashkimin Evropian sepse rruga jonë është drejt saj.  Festat fetare për të gjitha komunitetet dhe festat shtetërore më të rëndësishme ndërsa festat që nuk festohet as në BE duhet të largohen nga kalendari i festave zyrtare”, ka përfunduar Hykolli.

E për këtë problem ka disa vite që dërgohen kritika të vazhdueshme drejt Qeverisë.  Zvogëlimi i numrit të festave zyrtare në Kosovë duke larguar ‘Ditën e Evropës’ e të tjera po konsiderohet zgjidhja më e mirë.

Kohë më parë nga Qeveria e Kosovës patën deklaruar se ende nuk është ndërmarrë ndonjë nismë për ndryshimin e festave zyrtare.

“Festat zyrtare janë të rregulluara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Ndryshimi i tyre ndodh vetëm me anë të ndryshimeve kushtetuese. Aktualisht nuk është ndërmarrë ndonjë nismë e tillë”, thuhet në përgjigjen e Qeverisë.

Ndryshe në ligjin për festat zyrtare në Republikën e Kosovë janë 11 festa zyrtare dhe 6 ditë memoriale./INFOKUSI

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera