Punëtorët e ndërtimtarisë punojnë edhe gjatë natës në Prishtinë
Autori: Gazeta inFokus
11:10 | 06 Maj 2018
Sektori i ndërtimit në Kosovë, vazhdon që të jetë diskriminues sa i përket trajtimit të punëtorëve.
Hiç më larg se dy netë më parë, e hiç më larg se në lagjen Muhaxherve në Prishtinë, punëtorët e një kompanie ndërtuese është dashur që “të qesin plloçë” edhe gjatë orëve të vona të mbrëmjes.
Në vendet e rajonit ndalohen punimet e vrazhda (si ajo e ndërtimit) gjatë orëve të vona të natës. Kjo për shkak të rrezikshmërisë dhe pasigurisë që mund të jetë për punëtorët.
Megjithatë Kosova nuk e ka të përcaktuar qartë këtë pjesë
Por në Ligjin e Punës thuhet se puna gjatë natës ka rrezikshmëri dhe lejohet vetëm për persona të caktuar, varësisht prej moshës ose statusit.
Kështu e përcakton punën e natës ky ligj:
Puna e natës
1. Orët e punës ndërmjet orës 22:00 dhe 6:00 numërohen si punë nate.
2. Në qoftë se puna është e organizuar me ndërrime, është e domosdoshme që të sigurohen ndërrime të atilla që i punësuari të mos punojë natën pa ndërprerë më gjatë se një (1) javë të punës.
3. …Ndërrimet e natës mund të kryhen nga prindërit e vetëm dhe gratë me fëmijë më të
4. Në qoftë se të punësuarit gjatë punës së natës, për shkak të punës së bërë sipas vlerësimit të organit kompetent shëndetësor, i përkeqësohet gjendja shëndetësore, punëdhënësi është i detyruar ta caktojë në punë të përshtatshme gjatë orarit të ditës.
Kosova ka kohë që vazhdon të përballet me dukurinë e rrezikshmërisë në vendet e punës, e sidomos në sektorin e ndërtimit.
Vetëm nga janari i këtij vitit e deri në fillim të prillit katër persona kanë humbur jetën në vendin e punës.
Grup-mosha e të vdekurve janë nga 22 vite e deri mbi moshën 50 vjeçar raporton GazetaBlic.
Ndërsa në këtë sektor, pra ndërtimtari, vetëm vitin e kaluar 14 persona kanë vdekur në punë, dhe nga inspektorati i punës konsiderohet si viti më i rëndë i këtij sektori.
E nga vitit vitit 2016 deri tash, gjithsej 24 punëtor kanë vdekur në vendet e tyre të punës.
Por përveç kësaj, punimet gjatë natës po iu shkakton probleme të mëdha banorëve të kësaj lagje.
Njëri nga ta, në kushte anonimiteti, i tha Gazetës Blic, se zhurma që shkaktohet nga punimet në ndërtimtari gjatë natës, i lë pa gjumë me orë të tëra.
Madje ai ka shtuar se në shumë raste e kanë lajmëruar Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin komunal, por që sipas tij asnjëherë nuk kanë intervenuar.
“Punojnë shumë shpesh. Zhurmë, pluhur, bërtitma shkaktohen gjithmonë nga këta punëtorë. Ne si banorë shumë herë kemi thirre në Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin e Komunës së Prishtinës, që të ndalohen këto gjëra, por asnjëherë nuk ka pasur gatishmëri për një gjë të tillë. Edhe të jeni të bindur që ka punëtorë ndër 18 vjeç, që punojnë në këtë objekt”, ka thënë qytetari në kushte anonimiteti.
Kjo nuk është ankesa e vetme e këtyre banorëve. Ata po e shprehin pakënaqësi me kompanitë ndërtuese edhe për pamundësinë e qarkullimit, gjatë kohës sa janë duke i kryer punimet.
“Bllokimi i rrugëve si pasojë e punimeve ndodhë shumë shpesh. Bahen ka dy-tri kompani, secila punon për veti, e nuk iu intereson që e bllokojnë komplet rrugën për qarkullim. Ndodhë që duhet me pritë me orë të tëra për me mujtë me e kalu rrugën me veturë. Edhe për këtë rast janë të informuar Policia, por asnjëherë nuk ka pasur gatishmëri”, ka thënë gjithashtu qytetari.
Shpend Ahmeti, kryetar në mandatin e dytë i kryeqytetit, vazhdimisht kishte hedhur akuza ndaj paraardhësve të tij, e sidomos ndaj ish-kryetarit të Prishtinës, tani i LDK-së, Isa Mustafa, të cilin e kishte akuzuar se “ka instaluar një mafi të ndërtimit në kryeqytet’ dhe e cila sipas Ahmetit, kishte kryer punime edhe gjatë orëve të vona të natës.
Madje, Ahmeti si njërën ndër arritjet më të mëdha gjatë mandatit të tij të parë, e kishte vlerësuar pikërisht sektorin e ndërtimit në Prishtinë.
E kjo nuk është ankesa e vetme nga banorët e kryeqytetit. Ata vazhdimisht janë duke u ankuar që sektori i ndërtimit në Prishtinë, është duke i dëmtuar pronat e tyre.
Në një postim në rrjetin social Facebook, një prishtinas është ankuar se nga punimet e bëra nga kompanitë ndërtuese, i është dëmtuar prona e tij.
“A ka kryetar kjo Prishtinë e shkretë”, ishte përshkrimi që ai ia kishte dhënë fotografive të publikuara.

T� tjera
-
Shfaqet koncerti “Jehona e malit dhe detit, kënga e katër stinëve – Këngë popullore klasike mes dy brigjeve të Ngushticës” i CMG-së
Në orën 20:15 të së dielës, në kanalin "CCTV 6" të CMG-së u transmetua koncer...
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...































