Lajme

Qeveria harxhon 1 milion e 208 mijë euro në vit për qira

Autori: Gazeta inFokus 12:27 | 05 May 2018

Më shumë se një milion euro, para të qytetarëve të Kosovë, shkojnë për pagesën e qirave për institucionet e Kosovës. Shumica e Ministrive kanë agjenci të vendosura në objekte private.

Më së shumti para për qira harxhon Ministria e Financave. Për një vit, MF ndanë gati 300 mijë euro për qira.
Në një dokument të siguruar nga Gazeta Express, Ministria e Financave paguan saktësisht 287 mijë euro në muaj, Ministria e Infrastrukturës 44 mijë e 400 euro, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale 33 mijë e 600 euro, Administrata Tatimore e Kosovës 235 mijë e 119 euro, Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës 115 mijë e 200 euro, Komisioni i Pavarur për Media 75 mijë euro në muaj, Autoriteti Rregullator i Kominikimeve elektronike dhe Postare mijë euro në muaj, Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike 50 mijë euro, Agjencia për Ndihmë Juridike Falas 15 mijë euro në muaj, Zyra Kombëtare e Auditimit 145 mijë euro në muaj, Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale 68 mijë euro, Autoriteti i Avacionit Civil 45 mijë euro, Zyra Rregullorarit për Ujë dhe Mbeturina 42 mijë euro në muaj.

Zyrtarët e Qeverisë kanë paralajmëruar zvogëlimin e agjencive pasi një pjesë e madhe s’kryejnë kurrfarë funksionesh ose mund të shkrihen nëpër Ministritë e ndryshme.

-Advertisement-

Ka pasur premtime prej partive se do të ketë edhe zvogëlim të numrit të Ministrive, por deri më tash, ka ndodhur e kundërta. Janë shtuar ato.

Aktualisht, Qeveria e Kosovës i ka 21 Ministra, 5 Zëvendëskryeministra e gati 100 Zëvendësministra.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera