Qeveria ka detyrime për Zjarrfikësit Shpëtues
Autori: Gazeta inFokus 14:10 | 04 May 2018
Shkruan: TAHIR AHMETI
Shërbimi i Zjarrfikjes dhe Shpëtimit ka mbetur për vite të tëra jo vetëm i anashkaluar, por fatkeqësisht i patrajtuar as profesionalisht, as teknikisht, as ligjërisht.
Në vend të urimit të 4 Majit – Ditës Ndërkombëtarë të Zjarrfikësve Shpëtues, Qeveria do të duhej të reflektojë mbi kërkesat e tyre.
Si ndihen zjarrfikësit shpëtues, tek ne në Kosovë?
Të zhgënjyer, të diskriminuar, të nëpërkëmbur, të harruar.
Me të vërtetë është për keqardhje që në këtë datë, që do të duhej të ishte festive, duhet që tash e sa vite me radhë të numërosh dhe të shkruash vetëm për dëshprime dhe zhgënjime.
Shërbimi i Zjarrfikjes dhe Shpëtimit ka mbetur për vite të tëra jo vetëm i anashkaluar, por fatkeqësisht i patrajtuar as profesionalisht, as teknikisht, as ligjërisht.
Sot është 4 Maji – Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve Shpëtues.
Është ditë e krenarisë, për këtë kategori të punëtorëve, që krahas punës profesionale që bëjnë kanë edhe një profesion krejtësishtë humanë, e që në mbarë botën vlerësohet dhe çmohet.
Porse, tash e sa vite shpëtimtarët tek ne nuk kanë sigurime shëndetësore, nuk kanë mjete dhe paisje adekuate për punë, nuk ju kompenzohen ndrrimet e natës, orët jashtë orarit, festat shtetërore dhe fetare, nuk e kanë të zgjidhur statusin juridik, nuk kanë gradime.
Dhe me të drejtë atëherë duhet të kuptohet mesazhi i tyre, për çfarë arsye të festohet?
Sa e sa herë, zjarrfikësit dëshmuan që duhet të krenohemi me ta, sa e sa herë gëzohemi kur shohim uniformat dhe makinat e zjarrfikësve kur ndodhë ndonjë fatkeqësi, ata rrezikojnë edhe jetën e tyre që të shpëtojnë jetë të njerëzve, por edhe shpëtimin e pronës së qytetarëve.
A duhet që si shpërblim nga institucionet e vendit, të injorohen në vazhdimësi, unë mendoj që jo!
Vitin që lamë pas, ka pasë mjaft aktivitete, konferenca, ngritje zëri nga sindikata e zjarrfikësve, shoqëria civile, edhe Qeveria e Kosovës në një prej mbledhjeve të saj ka marrë vendim që të fillohet me zgjidhjen e problemeve të kësaj kategorie të punëtorëve, madje në shumicën e diskutimeve në atë mbledhje fjalia dominuese ishte, që heronjëve (zjarrfikësve) tu kthehet dinjiteti, ashtu si edhe e meritojnë, por e gjithë kjo akoma ka mbetur vetëm në letër dhe si formë e vullnetit të mirë, pa ndonjë lëvizje konkrete para.
Është koha e fundit që institucionet e Kosovës të qartësojnë shpejtë dhe saktë zgjidhjen e kërkesave të zjarrfikësve shpëtues dhe të ndajnë buxhetin e nevojshëm për këtë kategori punëtorësh sakrifikues në Kosovë.
Duhet që shpëtimtarëve t’u mundësojnë që 4 Majin e ardhshëm, ta presin vërtet në mënyrë festive, me kërkesa të zgjidhura, me plot aktivitete solemne, të motivuar dhe të lumtur.
Duhet që vitet e kaluara të mbesin vetëm si një përvojë e hidhur por e tejkaluar e këtijë institucioni të rëndësishëm të sigurisë së Kosovës.
Në vend të urimit të 4 Majit – Ditës Ndërkombëtare të Zjarrfikësve Shpëtues, Qeveria do të duhej të reflektojë mbi kërkesat e tyre.
Është detyrim i Qeverisë që të përmirësojë kushtet e këtij shërbimi, në mënyrë që ata të kryejnë punën e vet në shërbim të sigurisë së qytetarëve.
Autori është njohës i çështjeve të emergjencave dhe bashkë-themelues i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC)
Të tjera
-
Tronditet Turqia, goditet nga tërmeti me magnitudë të lartë
Një tërmet me magnitudë 4.6 ballë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne ...
-
Musliu: Të fillojnë hetimet ndaj Rilind Gërvallës, as RTK-ja dhe as AKI-ja nuk guxojnë të përdoren për sulmuar oponentët politikë
Drejtori i Televizionit të Kosovës, Rilind Gërvalla, e ka implikuar Agjencinë...
-
Abdixhiku shpalos programin për arsim: Ne do ta implementojmë mësimin tërëditor
Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpalosur programin për arsim që sipas kësaj ...
-
Audio e Gërvallës ku implikon AKI-në për lajmin e rremë, Çitaku: Skandali më i rrezikshëm që nga ekzistenca e jonë si shtet
“Skandalin më të rrezikshëm që nga ekzistenca e jonë si shtet”, e ka quajtur ...
-
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka: Mërgata beson se Kosova mundet ma mirë
Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka shprehur mirënjohje dhe falënderim për mbës...
-
Anketimi mbi ndikimin e liberalizimit të vizave në migrimin e qytetarëve: 64% nuk e mendojnë largimin nga Kosova
Një anketim i Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara, i publikuar të ...
-
Kontratat njëburimore, Rukiqi – Qeverisë: Çuditem nëse nuk nisin krahasimet me kohën e Titos, nga nostalgjia e padituria
Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Berat Rukiqi, i k...
-
Haziri: LDK-ja është në garë për fitore
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës k...
-
Mustafa i reagon Muratit: Katër vjet ministër e s’guxon me dalë në debat live me Hykmeten
Prej kohësh, ministri i Financave Hekuran Murati dhe deputetja e LDK-së Hykme...
-
SHSKUK: Rikthehet shërbimi ESWL për Trajtimin e Gurëve në Veshka
Klinika e Urologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), njoft...
-
Përplasja për kontrata njëburimore, Murati i përgjigjet Hykmete Bajramit
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, i ka thënë Hykme...
-
“Rritu”, Bajrami Muratit: Të shkuan 4 vjet duke vizatuar grafa të paqena e propagandë – prokuroria ka shumë punë me ju
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami i është për...