Përplasja për kontrata njëburimore, Murati i përgjigjet Hykmete Bajramit
Autori: Gazeta inFokus 18:40 | 25 November 2024
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, i ka thënë Hykmete Bajramit që “nuk ka kuptuar nga financat publike”.
Madje, Hekuran Murati iu drejtua Hykmete Bajramit me “Ulu, njësh”.
“Hykmete, s’paske mësu as sot. Ulu, njësh! Anipse Hykmetja ka qenë për nja 6 muaj Ministre e Financave, e për disa vite tjera edhe Ministre e Tregtisë e Industrisë, nga ajo që paska shkruar në postimin e saj të fundit në Facebook, e dëshmon që ende nuk i din e as që i ka kuptuar ndonjëherë elementet bazë të funksionimit të buxhetit, apo të financave publike në përgjithësi”, ka shkruar Murati.
Krejt kjo pasi, Bajrami ka publikuar numrin e kontratave njëburimore gjatë mandatit të Qeverisë Kurti.
“I qenkan dashur më shumë se 24 orë Hykmetes që të arrijë në momentin e saj të “eurekas”, për ta gjetur, siç e quan ajo, “manipulimin e radhës” nga ana ime. Sipas saj, grafikoni që unë kam prezantuar dje ka pasaktësi sepse nuk është e mundur që në vitin 2008 të nënshkruhen kontrata në vlerë mbi 800 milionë euro, kur vetem afërsisht 500 milionë euro mund të ketë qenë buxheti i atij viti për prokurime. Pak a shumë, kjo ishte akuza. Por, siç nuk e din Hykmetja, buxheti përveç vitit fiskal që mbulon, ka projeksione edhe për dy vite tjera në kuadër të asaj që quhet Korniza Afatmesme e Shpenzimit – KASH”.
“Dhe siç nuk e din Hykmetja, edhe nëse i tërë buxheti për vitin ekzistues është 500 milionë euro, kjo nuk e ndalon organizatën buxhetore që të lidhë kontratë disavjeçare për, ta zëmë ndërtimin e një autostrade, ku pagesa shtrihet në 3 apo 4 vite nga 200 milionë euro. Pra, shpenzimi në njërën anë dhe disponueshmëria e mjeteve në anën tjetër, janë dy gjëra të ndryshme. Këtë e din secili qe merret me financat publike. Por jo edhe Hykmetja”, ka shkruar Murati. /Gazeta Express
Të tjera
-
Osmani nesër merr pjesë në konferencën “Avancimi i përfaqësimit dhe rolit të grave në ushtri”
Në orën 10:00, nën organizimin e Presidencës së Republikës, mbahet konferenca...
-
Kërkohet që edhe Kosova ta kthejë vëmendjen nga kriptovalutat
Ngritje rekord e vlerave të kriptovalutave, po shënohen në vazhdimësi në treg...
-
Kanë mbetur vetëm dy liderë botërorë, unë edhe Putini”- Erdogan befason me deklaratën
Siria ka “gëluar” gjatë orëve të fundit, teksa nga vendi raportohet se është ...
-
Kërkesat e BE-së për Kosovën e Serbinë, analistët i shohin të pabarabarta
Nga mesi i muajit dhjetor pritet të miratohen konkluzat nga ministrat evropia...
-
Shoqëria civile me kritika për seancën e fundit të Kuvendit
Seanca e fundit e Kuvendit të Kosovës pa pjesëmarrjen e opozitës ka nxitur re...
-
AGK dënon fuqishëm gjuhën e rrezikshme të kryeministrit Kurti kundër medieve
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dënon fuqishëm gjuhën e kryeministrit Alb...
-
S’ndalen takimet e Osmanit në Francë, i radhës ai me presidentin e Paraguajit
Takimet e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani në Francë, nuk kanë të ndalur....
-
Kurti fushatë kundër mediave pasi u nominua si kandidat i VV’së për Kryeministër, i vë në anën Serbisë
Kryeministri Albin Kurti i ka sulmuar sërish mediat sot, edhe pasi u nominua ...
-
Shumica e banesave në Shqipëri janë të vjetra
Më shumë se 1 e 4 e banesave në Shqipëri janë të vjetra me një moshë ndërtimi...
-
Sa janë të realizueshme premtimet parazgjedhore – flasin ekspertët
Fushata nuk ka filluar ende por vizitat nuk po i ndalin. Kandidatët për krye...
-
Azemi: Katër vite të humbura për sektorin e energjisë si pasojë e politikave gabuara të kësaj qeverie
Në emisionin EURO n’T7 është diskutuar plani i Lidhjes Demokratike të Kosovës...
-
Uji në kanalin e Ibër-Lepencit po rrjedh me kapacitet të plotë
Ka përfunduar sipas planit devijimi i kanalit të Ibër Lepencit në vendin ku u...