Muharremi: “Kosova po humb 50% të ekonomisë për shkak të importit dhe deficitit tregtar, qeveria duhet të fokusohet në rritjen e prodhimit vendor”
Autori: Shenoll Muharremi 09:46 | 11 November 2024
Vlera e humbjeve me import apo deficit në mallra gjatë një mandati apo prej 2021 në 2024 janë rreth -20 miliardë euro. Kjo vlerë është sa 40% e vlerës totale të humbjeve për 22 vite apo prej vitit 2001 në vitin 2023. -20 miliardë euro humbje janë sa dy vite e gjithë ekonomia e Kosovës. Apo rreth 6-7 vite buxheti total publik i të gjithë Kosovës.
Ja këtu një ushtrim nga diskutimet sot rreth importit dhe deficitit tregtar të Kosovës. Pra, problemi më i madh i ekonomisë së Kosovës është struktura e saj që dominohet nga tregtia dhe deficiti tregtar.
Prej vitit 2001 ne kemi humbur me treg ti mallra mbi 50 miliardë euro! Vitet e fundit ky rritëm po shtohet, se çmimet e produkteve janë rritur nga inflacioni (e logjikshme kjo). Por kur e krahasojmë, vetëm 3-4 vitet e fundit nga viti 2021 deri në 2024 humbjet e Kosovës në mallra janë rreth 20 miliardë euro!
Kjo është jashtëzakonisht vlerë e madhe dhe nënkupton që është më e lartë sesa Buxheti Publik që e menaxhon qeveria që për katër vite ka vlerën rreth 12 miliardë vetëm e humbjet në mallra rreth 20 miliardë për kohën e njëjte. E prej vitit 2021 në 2023 janë mbi 13.60 miliardë euro humbjet.
Përndryshe ne politikat publike dhe ekonominë duhet me fillu me zgjidh nga këtu. Për shkak se duke e rritur prodhimin vendor, ne e ulim importin dhe e zbresim deficitin. I ulim humbjet që tash e kapin vlerën sa 50% e të gjithë ekonomisë tonë. Duke e ulur importin, e rrisim ekonominë. Psh nëse vetëm 20% e ulim deficitin, ekonomia jonë rritet 10% me terma aktual të ekonomisë.
Ka shumë me mësua nga kjo. Ka shumë me modifiku politikat ekonomike. Por kjo nuk po ndodhë, nuk po investohet dhe fokusohet tek bizneset dhe prodhimi vendor sa duhet. Rritja e importit dhe deficitit e konfirmon këtë. Po injorohet elefanti në dhomë, fatkeqësisht.
E në këtë situatë, qeveria paska gjete kohë dhe paska pas vullnet me u marrë me konspiracion rreth importit, thuajse ajo e ndihmon diçka apo e ndryshon për të mirë gjendjen aktuale. Nuk e ndihmon aspak.
Ne duhet me zhvillu programe të shumta serioze ekonomike për me e ndryshu gjendjen. Halli jonë apo i ekonomisë nuk janë zgjedhjet. Janë kushtet e mira për biznes bërje. Janë zingjiri i vlerës që po i ndëshkon prodhuesit vendor dhe po i favorizon importet. Janë stabiliteti dhe furnizimi me energji. Një ambient ku kontrata dhe ligji zbatohen. Ku kemi shkathtësi dhe fuqi punëtore të përballueshme përballueshme për bizneset vendore.. mundemi 100 sfida me i listu, por asnjëra prej tyre nuk është ajo që sot tha qeveria.
Duhemi me u fokusu me bë diçka mirë për këtë ekonomi e vend që me ndalu migrimin kronik që po tkurrë popullatën dhe ekonominë, përfshi fuqinë blerëse, edhe ashtu në krizë nga inflacioni. Me e ristrukturua dhe adaptu e modifu mënyrën si i zhvillojmë politikat ekonomike që ato me ju përshatatë situatës tonë, e jo letrave dhe propagandës.
Ka shumë punë që nuk po bëhen e adresohen, e nuk është puna e qeverisë as ministrave me na kallxu konspiracion rreth ekonomisë. Puna e tyre është me na tregu SI kanë me zvogëlu deficitin kaq të thellë dhe me e rritë prodhimin dhe ekonominë vendore që bizneset në Kosovë me pas gjasë dhe me me ndalu rrjedhën e 50% të ekonomisë tonë në vit nga importi dhe deficiti i mallrave.
Ne fund, po e tregoj një tregim. E kishin pas zvogëlua madhësinë e qofteve në një qebaptore në Kosovë, se është rritë shumë çmimi i mishit dhe punëtorëve e rrymës e ju kanë ardhë keq me shtrenjtu çmimin e qofteve. me i ngarku klientët që nuk kanë asnjë faj për këtë. Kur ishin anku e kishin pyetur klientët “pse janë më të vogla qoftet se zakonisht?” Pronari ju kish pas thënë “jo pasha bacin nuk është e vërtetë, nuk janë zvogëlu qoftet po vetëm i kemi rritë murret (hapsirën)… e tash po të duken më të vogla”:)) Edhe ky tregimi me importin sot duhet ashtu. Nuk është rritë importi, janë rritur numrat që po e distorzojnë realitetin apo po e paraqesin realitetin, jo si është, por selektiv sipas dëshirave të ministrave.
Të tjera
-
Shkatërrohet grupi i trafikạntëve të ạrmëve Kosovë-Shqipëri, ạrrestohen 15 persona – sekuestrohen 50 ạrmë
Një grup i trafikantëve të armëve ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë është shkat...
-
I mituri në Prishtinë kapet me thịkë – në banesë kishte edhe ạrmë e kạrịkator me 12 fịshekë
Një i mitur në Prishtinë pasi që tek i njëjti gjatë kontrollit nga policia i ...
-
VV’ja e ngrit për 10 vende më lart Mimoza Kusarin në listën e kandidatëve për deputetë
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ësh...
-
Pushteti në shërbim të dostave| Hulumtimi që zbulon kompaninë e cila mori 23 tenderë në vlerë mbi 6 milionë euro vetëm në komunën e Shpejtim Bulliqit
Për tre vite në pushtet, i pari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi duke...
-
Pacolli shfaqet nga avioni i tij privat: Shfrytëzova momentin për reflektim dhe lexime
Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, është shfaqur së fundmi nga avioni i tij ...
-
Kurti nuk e komenton ftesën që iu bë nga Prokuroria Speciale
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka refuzuar të flasë në lidhje me ftesën ...
-
Gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij një person në Zveçan
Një person nga Zveçani ka raportuar në polici se ka gjetur vëllain e tij pa s...
-
Tentoi të dhụnonte një grua, arrestohet një person në Prishtinë
Një burrë është arrestuar në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, pasi që kishe te...
-
E dhimbshme: Ndahet nga jeta futbollisti i Vushtrrisë, Erjon Morina
Sot në moshë të re futbollisti i Vushtrrisë Erjon Morina u nda nga jeta. L...
-
Mbi 2 mijë gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
2 mijë e 38 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë. ...
-
Listat e partive për zgjedhjet e 9 shkurtit, këta janë kandidatët që i kanë në dhjetëshen e parë
Subjektet politike më 11 dhjetor (e mërkurë) bënë publike listat e tyre zgjed...
-
Prokurorja e Specializuar Kimberly West viziton Kosovën
Prokurorja e Specializuar Kimberly West po viziton Kosovën për një numër taki...