Pse 16-17 vjeçarët duhet të lejohen të votojnë
Autori: Elton Tota 09:37 | 16 August 2024
Diskutimet për reformat zgjedhore janë të zakonshme sidomos në prag të zgjedhjeve, prandaj edhe tingëllojnë jo shumë serioze sepse në këto raste ka pak hapësirë kohore për të ndërmarrë veprime, ato fokusohen më shumë tek sistemi zgjedhor dhe pothuajse pak ose aspak tek përmbajtja dhe gjithpërfshirja. Nga ana tjetër, në zgjedhje vihet re pjesëmarrje gjithnjë e më e vogël e qytetarëve (pa renditur arsyet që sigurisht janë të ndryshme dhe të shumta).
Mendoj se ka ardhur koha që 16 – 17 vjeçarët të lejohen të votojnë, të paktën në zgjedhje lokale. Kështu rritet përfshirja e tyre në vendimmarrje, dhe mundësia që ata ta vlerësojnë nivelin e shërbimeve në tërësi, dhe sidomos të atyre që lidhen me aktivitetet rinore. Ata janë pjesë e e rëndësishme e shoqërisë dhe preken nga vendimet e marra nga qeveritë.
Kjo çështje meriton një trajtim të vëmendshëm, një diskutim të gjërë dhe sigurisht që debatet nuk duhet të kryhen në nivel të ekspertëve të sistemeve zgjedhore, por së pari, kjo është dhe duhet të mbetet vetëm një çështje e zhvillimit shoqëror; ‘thembra e akilit’ mbetet nëse të rinjë e kësaj grup moshë janë mjaftueshëm të ‘pjekur’ të votojnë? Në këtë element për shembull Gjykata Kushtetuese Belge në vendimin e saj (në Mars 2024) mbi uljen e moshës për të votuar u shpreh se 16 vjeçarët kanë pjekuri të mjaftueshme për të votuar. Gjithsesi, një sërë argumentesh ‘pro’ dhe ‘kundër’ mund të diskutohen. Diskutimet mbi këtë çështje mund të marrin kohë dhe madje të kalojnë edhe disa vite deri në një vendimmarrje konkrete.
Deri tani, në debatet që prekin reformat zgjedhore, kjo është pothuajse e vetmja çështje e cila ende nuk është trajtuar, dhe mendoj se ka ardhur koha që tashmë duhet të jetë pjesë e tryezave të diskutimit jo vetëm në Kosovë por pa përjashtim në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Ka shtete që debate të tilla i kanë hapur para 15- 20 viteve (pavarësisht nëse në fund iniciativa të tilla kanë rezultuar me sukses apo jo). Aktualisht, Në pjesën më të madhe të shteteve të Evropës mosha e lejuar e votimit është 18 vjeç, por që trendi i tyre është drejt uljes së moshës së votimit. Në këtë drejtim po lëviz edhe vetë BE-ja e cila së fundi po tenton ta unifikojë këtë çështje dhe në vitin 2022 ka propozuar aktin legjislativ (draft rregulloren për zgjedhjen e Anëtarëve të Parlamentit Evropian) për uljen e moshës së votimit në 16 vjeç.
Në Evropë, edhe pse në shumicën e shteteve të BE-së kufiri i moshës për të votuar në gjitha zgjedhjet përfshirë edhe zgjedhjet për Parlamentin Evropan vazhdon të mbetet mosha 18 vjeç; në vitet e fundit ky kufi moshe ka filluar të ndryshojë – të ulet. Kjo, kryesisht për shkak të ndikimit nga lëvizje, parti politikë, OJQ dhe organizata të shoqërisë civile që mbrojnë interesat e të rinjve, por edhe të një qasje gjithnjë e më pozitive në Evropë për të rritur përfshirjen dhe përfaqësimin e të rinjve në vendimmarrje.
Nëse deri tani në BE ishin vetëm tre vende me moshën e lejuar të votimit nën 18 vjeç: Austria (në vitin 2007) si vendi i parë në Evropë me moshën e e lejuar të votimit 16 vjeç për pjesëmarrje në të gjitha zgjedhjet; Greqia (në vitin 2016) me moshën e lejuar të votimit 17 vjeç për pjesëmarrje të gjitha zgjedhjet, dhe Malta (në vitin 2018) me moshën e lejuar të votimit 16 vjeç për pjesëmarrje në të gjitha zgjedhjet. Së fundi, Gjermania dhe Belgjika (në vitin 2023) kanë ulur moshën e votimit në 16 vjeç për pjesëmarrje për zgjedhjet e Parlamentit Evropian.
Megjithatë këtu duhet të kemi parasysh dhe të ‘ndikohemi’ nga trendi zbritës i moshës së lejuar për të votuar, pra trendi lejues i të rinjve nën 18 vjeç për të votuar, pavarësisht se në çfarë lloj zgjedhjesh marrin pjesë (lokale, parlamentare apo për Parlament Evropian). Kjo sepse disa shtete në Evropë, për shembull Estonia (nga viti 2015) e ka ulur moshën e lejuar të votimin në 16 vjeç vetëm për zgjedhjet lokale; dhe Gjermania (nga viti 2016) në votimet për zgjedhjet lokale dhe në disa lende (shtete federale) të saj edhe në votimet për zgjedhjet e lendeve e ka ulur moshën e votimin në 16 vjeç, dhe po ashtu synon që ta ul moshën e votimit edhe për zgjedhjet për Parlamentin e Gjermanisë (Bundestagun). Edhe në SHBA, për shembull shteti i Maryland-it (nga viti 2013) në votimet për zgjedhjet lokale e ka ulur moshën e votimit në 16 vjeç, shteti i Massachusetts (në vitin 2022) veproi njëjtë, kurse të njëjtat diskutime publike për këtë çështje po zhvillohen aktualisht edhe në shtetin e Kalifornisë.
Ndryshe nga shumë vende të tjera (në Evropë, Amerikë por edhe në shtete më pak të zhvilluara si ato të Amerikës së Jugut), tek ne ende nuk është hapur ky diskutim, mbase kjo tregon edhe rëndësinë e pamjaftueshme që i kushtohet kësaj kategorie shoqërore kur vjen në shprehje përfshirja e tyre në vendimmarrje dhe mbrojtja e interesave të tyre. Me votën e tyre, të rinjtë mund të influencojnë drejtimin dhe mënyrën e qeverisjes dhe të zgjedhin përfaqësues që reflektojnë më mirë idetë e tyre.
Të tjera
-
Basha në BBC: Krizë besimi, sistemi politik ka dështuar ndaj qytetarëve
Kreu i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, në radio d...
-
Krasniqi i përgjigjet Vuçiqit për zgjedhjet në komunat veriore: S’shoh mundësi që të mbahen para tetorit të 2025-s
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të premten ka kërkuar që në Kosovë të...
-
40 minuta në lụftë me grupin e Radojiçiqit: Si ndodhi sụlmi ku u vrạ polici Afrim Bunjaku?
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë pas gati një ...
-
Koloneli amerikan në pension: Anëtarësimi i Kosovës në BE dhe NATO është në horizont
Koloneli amerikan tashmë në pension, Todd Jacobus, i cili ka shërbyer në Gard...
-
Mefail Bajqinovci: Kosova po përparon me hapa të mëdhenjë
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqiovci, ka shkruar të shtunën në ...
-
Dëshmitari tregon sa paguhej një pjesëtar i grupit nga Milan Radojiçiq
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë pas gati një ...
-
Në Holandë mbahet takimi rajonal për personat e zhdukur, pjesëmarrëse edhe Kosova
Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur ka njoftuar se gjatë kësaj jave në...
-
“Me koordinim a pa koordinim”, Molliqaj ironizon me deklaratat e Kurtit, Gërvallës dhe Krasniqit për Urën e Ibrit
Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka postuar përmble...
-
Bie mbi një metër borë në zonën e njohur turistike në Austri
Pamje sureale vijnë nga Austria, ku në më pak se 24 orë ra më shumë se një me...
-
Besnik Tahiri: Amerika vazhdon të ketë ndjeshmëri të lartë për Kosovën
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, po qëndron në Teksas të ...
-
Brestovci paralajmëron rikthimin e gjendjes së mjerueshme me mbeturina në Kryeqytet, për këtë fajëson PDK-në
Drejtori i Shërbimeve Publike në Kryeqytet, Bekim Brestovci, ka akuzuar Parti...
-
Qeveria serbe urdhëron zbatimin e masave për Kosovën
Qeveria e Serbisë ka miratuar një konkluzion që urdhëron aktivitete dhe masa ...