URA E SOVRANITETIT
Autori: Gazeta inFokus 16:30 | 15 August 2024
Shkruan: Shklëzen Maliqi
Pse Perëndimi i thotë Kurtit: “Ke të drejtë për urën, duhet të hapet, por ki durim, mos e hap tash dhe pa konsultime me neve?” Pse kështu? Çfarë halli ka Perëndimi që nuk i bindet diçkaje për të cilën Kurtit i thotë se ka të drejtë?
E thanë ambasadorët se ura s’duhet të hapet njëanshëm, por në kuadër të dialogut. Është pjesë e paketës që quhet Marrëveshja ë Ohrit, tashmë gojarisht e dakorduar, por që do të zbatohet me dinamikën që i obligon të dy palët. Thënë më thjeshtë, Kurti e ka për obligim parësor dërgimin e projektit të Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës që parimisht e ka aprovuar. Vetëm ta dërgoj për vlerësim, jo edhe ta themelojë asociacionin, kjo vjen më vonë pasi që edhe Serbia i bënë hapat e saj për shtendosje dhe normalizim të marrëdhënieve me Kosovën. P.sh. Serbia e ka për obligim që t’ia dorëzojë heuesisë së Kosovës Millan Radoiçiqin.
Pse është i rëndësishëm ky zbatimi në paketë, dhe jo sipas dëshirave të palëve? Sepse dialogu është proces në kushtet kur mungon mirëbesimi, dhe deri më tash janë bërë shumë obstrukcione të dialogut nga të dy palët.
Nëse është deri diku i kuptueshëm mosbesimi i Kurtit ndaj Vuçiqit, nuk do të duhej të kishte mosbesim ndaj partnerëve perëndimor. Por te kjo ai nuk e ka rekordin e besueshmërisë. Gjatë karrierës së tij 25 vjeçare vazhdimisht ka qenë mosbesues ndaj Perëndimit, nga Rambujea e deri më sot, pa e qëlluar asnjëherë si do të dalin punët. Parimisht ishte largëpamës, por miop për proceset reale. E vërteta me aletët Perendimor gjithnjë ka qenë e tillë: jemi sfiduar me situata shumë më të vështirë në negociatave (Rambujea, Viena etj.), që tejkaloheshin me kompromise, jo me përulje, dhe nuk u mashtruam asnjëherë nga aleatët.
Ç’është sot kjo dalldi me e sfidu konfliktin me KFOR-in, që po e përhapin radikalët e Vetëvendosjes? KFOR-i është garantues i sigurisë në Kosovë dhe përgjegjës për Urën e Mitrovicës. Nëse Kurti tenton të demonstrojë se si kryeministër atij i takon fuqia e sovranit të Kosovës, të gjithë, madje edhe Kryetarja e Kosovës Osmani, po aq sovrane sa ai, ia kujtojnë se rolin e sovranit për Urë dhe në përgjithësi e ka KFOR-i, se vetëm me lejen e Perëndimit që organizon dialogun realizohet ajo çka edhe neve të gjithë të tjerët e dimë se është e drejtë. Kurti e ka më mirë që të përqendrohet në paketën e obligimeve që i ka në listën e aprovuar në dialog, ku ai mund të blej kredita për të mbetur në pushtet dhe hapur urat e tjera të ardhmërisë për Kosovën, në çka deri tash ka dështuar.
Të tjera
-
Basha në BBC: Krizë besimi, sistemi politik ka dështuar ndaj qytetarëve
Kreu i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, në radio d...
-
Krasniqi i përgjigjet Vuçiqit për zgjedhjet në komunat veriore: S’shoh mundësi që të mbahen para tetorit të 2025-s
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të premten ka kërkuar që në Kosovë të...
-
40 minuta në lụftë me grupin e Radojiçiqit: Si ndodhi sụlmi ku u vrạ polici Afrim Bunjaku?
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë pas gati një ...
-
Koloneli amerikan në pension: Anëtarësimi i Kosovës në BE dhe NATO është në horizont
Koloneli amerikan tashmë në pension, Todd Jacobus, i cili ka shërbyer në Gard...
-
Mefail Bajqinovci: Kosova po përparon me hapa të mëdhenjë
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqiovci, ka shkruar të shtunën në ...
-
Dëshmitari tregon sa paguhej një pjesëtar i grupit nga Milan Radojiçiq
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë pas gati një ...
-
Në Holandë mbahet takimi rajonal për personat e zhdukur, pjesëmarrëse edhe Kosova
Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur ka njoftuar se gjatë kësaj jave në...
-
“Me koordinim a pa koordinim”, Molliqaj ironizon me deklaratat e Kurtit, Gërvallës dhe Krasniqit për Urën e Ibrit
Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka postuar përmble...
-
Bie mbi një metër borë në zonën e njohur turistike në Austri
Pamje sureale vijnë nga Austria, ku në më pak se 24 orë ra më shumë se një me...
-
Besnik Tahiri: Amerika vazhdon të ketë ndjeshmëri të lartë për Kosovën
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, po qëndron në Teksas të ...
-
Brestovci paralajmëron rikthimin e gjendjes së mjerueshme me mbeturina në Kryeqytet, për këtë fajëson PDK-në
Drejtori i Shërbimeve Publike në Kryeqytet, Bekim Brestovci, ka akuzuar Parti...
-
Qeveria serbe urdhëron zbatimin e masave për Kosovën
Qeveria e Serbisë ka miratuar një konkluzion që urdhëron aktivitete dhe masa ...