Musliu: Të fillojnë hetimet ndaj Rilind Gërvallës, as RTK-ja dhe as AKI-ja nuk guxojnë të përdoren për sulmuar oponentët politikë
Autori: Gazeta inFokus 20:19 | 25 November 2024
Drejtori i Televizionit të Kosovës, Rilind Gërvalla, e ka implikuar Agjencinë e Kosovës për inteligjencë në një nga skandalet më të mëdha.
Sot është publikuar një audioincizim nga mbledhja e Bordit të RTK-së, në të cilin dëgjohet Gërvalla duke folur.
Drejtori i RTK-së, i lidhur me pushtetin e Lëvizjes Vetëvendosje, e ka pranuar se lajmi i rrejshëm i pseudo-mediumit boshnjak “Slobodna Bosna” kundër dy mediumeve në Kosovë, i ka ardhur direkt si informacion nga AKI-ja.
E rreth kësaj ka reaguar Deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu.
Ajo ka thënë se para 4 muajve i kishte bërë kërkesë publike Prokurorisë Speciale, për të hetuar veprimet e Rilind Gërvallës dhe pretendimet e tij në lidhje me implikimin e AKI-së në fabrikimin e lajmeve të rrejshme.
Tutje, Musliu ka thënë se sot u dëshmua se si AKI-ja, është përdorur për të fabrikuar lajme të rrejshme dhe për të sulmuar mediat që konsiderohen si kundërshtare nga pushteti.
”Neglizhenca e organeve përgjegjëse, shkakton me të drejtë indinjatë të thellë sepse siç po shihet audioniçizimi i publikuar sot dëshmon qartë se si AKI-ja, një institucion shtetëror i ndjeshëm, është përdorur për të fabrikuar lajme të rrejshme dhe për të sulmuar mediat që konsiderohen si kundërshtare nga pushteti.” ka shkruar ajo ne facebook.
Postimi i plotë:
Të tjera
-
Osmani nesër merr pjesë në konferencën “Avancimi i përfaqësimit dhe rolit të grave në ushtri”
Në orën 10:00, nën organizimin e Presidencës së Republikës, mbahet konferenca...
-
Kërkohet që edhe Kosova ta kthejë vëmendjen nga kriptovalutat
Ngritje rekord e vlerave të kriptovalutave, po shënohen në vazhdimësi në treg...
-
Kanë mbetur vetëm dy liderë botërorë, unë edhe Putini”- Erdogan befason me deklaratën
Siria ka “gëluar” gjatë orëve të fundit, teksa nga vendi raportohet se është ...
-
Kërkesat e BE-së për Kosovën e Serbinë, analistët i shohin të pabarabarta
Nga mesi i muajit dhjetor pritet të miratohen konkluzat nga ministrat evropia...
-
Shoqëria civile me kritika për seancën e fundit të Kuvendit
Seanca e fundit e Kuvendit të Kosovës pa pjesëmarrjen e opozitës ka nxitur re...
-
AGK dënon fuqishëm gjuhën e rrezikshme të kryeministrit Kurti kundër medieve
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dënon fuqishëm gjuhën e kryeministrit Alb...
-
S’ndalen takimet e Osmanit në Francë, i radhës ai me presidentin e Paraguajit
Takimet e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani në Francë, nuk kanë të ndalur....
-
Kurti fushatë kundër mediave pasi u nominua si kandidat i VV’së për Kryeministër, i vë në anën Serbisë
Kryeministri Albin Kurti i ka sulmuar sërish mediat sot, edhe pasi u nominua ...
-
Shumica e banesave në Shqipëri janë të vjetra
Më shumë se 1 e 4 e banesave në Shqipëri janë të vjetra me një moshë ndërtimi...
-
Sa janë të realizueshme premtimet parazgjedhore – flasin ekspertët
Fushata nuk ka filluar ende por vizitat nuk po i ndalin. Kandidatët për krye...
-
Azemi: Katër vite të humbura për sektorin e energjisë si pasojë e politikave gabuara të kësaj qeverie
Në emisionin EURO n’T7 është diskutuar plani i Lidhjes Demokratike të Kosovës...
-
Uji në kanalin e Ibër-Lepencit po rrjedh me kapacitet të plotë
Ka përfunduar sipas planit devijimi i kanalit të Ibër Lepencit në vendin ku u...