Lajme

Fisnik Ismaili shikon film aksion në seancë (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 13:52 | 03 Maj 2018

Seanca e Kuvendit të Kosovë ka filluar rreth tri orë më parë e deputetët duket të jenë lodhur.

Shumica nga ta kanë dalë jashtë ndërsa deputeti i GDP, Fisnik Ismaili ka zgjedhur një mënyrë tjetër për tu relaksuar, shkruan Infokusi.com.

Ai po shikonte film aksion derisa po bëheshin përgatitjet për votimin e njërës nga pikat e rendit të ditës.

-Advertisement-

Deputetët e Kuvendit të Kosovës shpesh herë janë pre e kritikave për mungesë në seanca të Kuvendit të Kosovës.

Ata marrin pjesë në fillim te seancave ndërsa në momentin e votimit nuk ka kuorum të mjaftueshëm.

KDI mëngjesin e së enjtes kishte raportuar se gjatë këtij viti janë shtyre 8 seanca të Kuvendit të Kosovës për shkak të mungesë së kuorumit./INFOKUS

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy