Shëndetësi

Aq më e zezë çokollata, aq më mirë për shëndetin tuaj: Ato me mbi 70% kakao bëjnë mrekulli për mendjen, zemrën dhe imunitetin

Autori: Gazeta inFokus 17:02 | 26 April 2018

Hulumtimet e reja zbulojnë se çokollatat e zeza janë të mahnitshme për shëndetin e njeriut.

Edhe më parë studime të shumta kanë treguar se çokollata e zezë e forcon sistemin e imunitetit, shëndetin e zemrës dhe kujtesën, por ky është studimi i parë që ka shikuar se si këto efekte ndryshojnë varësisht nga lloji i çokollatës që e hani, transmeton Telegrafi.

Shkencëtarët nga Universiteti i Kalifornisë kanë zbuluar se çokollatat që përmbajnë mbi 70% kakao e përmirësojnë shëndetin e trurit dhe të zemrës duke e rritur qarkullimin e gjakut dhe duke reduktuar inflamacionin.

-Advertisement-

Veç kësaj, hulumtuesit thonë se çokollata e zezë e ulë edhe stresin.

“Studimet tona tregojnë se aq më e madhe përqindja e kakaos në një kuti me çokollatë, aq më pozitiv ndikimi në kujtesë, disponim, sistem të imunitetit dhe në shëndet të përgjithshëm”, kanë thënë hulumtuesit.

Vlen të ceket se kakao është i pasur me flavanoide – antioksidues që gjenden në pemë e perime dhe që e zbusin inflamacionin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera